Vilanova: Nëse do ishim 100%, gjërat do shkonin ndryshe

2 Maj 2013, 11:09Sport TEMA

Tito Vilanova ka deklaruar pas eleminimit të turpshëm me Bajernin e Mynihut, se Barcelona nuk ka nevojë për shumë ndryshime. Sipas tij, nëse Barcelona nuk do të përballej me faktin e disa mungesave të rëndësishme, gjërat do të shkonin ndryshe.

Vilanova ka thënë se mungesat e Pyjol, Maskerano, Abidal, Buskets dhe Mesi kanë qenë shumë të rënda, ndërkohë që Bajerni ishte me ekipin e plotë në të dy ndeshjet.

“Nuk mendoj se ne duhet të ndryshojmë lojtarët. Ajo çfarë duhet është të bëjmë, është të kthejmë lojtarët e dëmtuar, pasi ata janë futbollistë klasi.

Bajern Mynih erdhi këtu me të gjithë lojtarët në dispozicion, ndërsa ne ishim pa disa prej lojtarëve tanë kryesorë. Ende mendoj se skuadra jonë është shumë e mirë.

Jam i bindur se nëse ne do të kishim qenë 100 për qind, ne do ta kishim mbyllur sfidën në një mënyrë tjetër”, tha Vilanova, vendi i të cilit në krye të stolit të Barcelonës tashmë nuk është më i sigurtë./b.l

9 komente në “Vilanova: Nëse do ishim 100%, gjërat do shkonin ndryshe”

  1. nuk harroj says:

    Po Vilanova,edhe une jam dakort me cfare thua.Nuk duhen levizur lojtaret,por i pari qe duhet hequr jeni ju dhe Roura,qe si e tha njeri ju nuk jeni trainiere por ju jeni ti ndihmes trainier dhe tjetri ndihmesi i ndihmesit.
    Dhe ana tjeter e medaljes eshte se po perpiqeni te fshiheni pas demtimeve qe realisht duhet thene se kishit, por diferencat ishin aq te medha sa nuk kishit as edhe nje shans perballe tankut gjerman.

    1. Argita_B says:

      Problemi eshte se kur Murinjo ben nje deklarate te ngjashme me kete te Vilanoves ngrihen te gjithe dhe thone se eshte maskara, fodull, arogant qe se pranon humbjen e gjen vetem justifikime.
      Bayern ishte superior ne te dyja takimet dhe dukshem. Villanova nuk eshte gjysem trajner, se deri ne janar te ketij viti me rezultatet e arritura e konsideronin te gjithe gati ne nje nivel me Guardiolen, biles kishte zera te Barcelona qe thonin se ishte dhe me i mire. Sot ate qe lavderonin dhe e ngriten ne piedestal do ta shajne te gjithe.
      Eshte e vertete se mungonte Pujol, Abidal, Mascherano.. po me duket se anje prej tyre nuk ka qene lojtar kyç te Barcelona! Abidal dhe Pujol biles kane luajtur shume pak ndeshje kete sezon!
      Buskts po eshte lojtar i rendesishem te Barca, Messi luajti 4 dite me pare ne kampionat dhe ishte ne forme.. Nuk e futi se nuk donte ta diskreditonte dhe nuk besonte te fitorja.
      Dhe Ronaldo te Reali lujati i demtuar, po luajti ama e mori riskun.
      Deri dje thuhej se Barca forcen me te madhe ka ekipin, sistemin e lojes, kurse sot thote se i mungoni 2 lojtare!!

    2. Tironsi "ZZ" says:

      Ky Tito qenka me trap se c’e mendoja:
      Pujol ka mbi 1 vit e gjysem qe ben gafa skandaloze. Messi duhet te kizhte lujt si ne fundjave.Pse lunti ne fundjave kur Iishte I demtuar?
      Ne ndeshjen e pare Bayern humbi Tony Cross qe eshte lojtar i 11-she’s. MANZUKIC nuk luante (lojtar formacioni).
      Batshtuber lojtar formacioni baze.
      …etj etj.
      Tito: Ti nuk kishte pergatitur/studiuar ndeshjet e Bayern, apo ca me keq nuk di ta pergatisesh.
      Me Bayern, Borusia, apo Real njelloj do ishte eleminuar Barca.

  2. dritani says:

    Po, po, por 7-0 eshte pak e ekzagjeruar dhe sidomos ne gjysemfinale…
    Edhe Flamurtari i Vlores ka rezultat me te mire ne kupat e Europes ?

  3. Tulipani says:

    Mendoj se cikli mund te quhet I mbyllur.Per mua TITO nuk eshte ne stadin e PEPES . Mesi duhet te kishte luajtur dje vetem per ti dhene kurajo ekipit sic beri Ronaldo.Pastaj pujol,abidal ksavi ,injesta jane mbi 30vjec dhe kane vite qe luajne me kete ritem.Deri dje thuhej se Barca forcen me te madhe e ka te sistemi i lojes, kurse sot mungonin 2 lojtare qe kane kohe qe sluajne.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Me ka lindur nje ide se fundmi .
    Po sikur BARCELONA te merrte sa me pare ne fund te sezonit ,as me shume dhe as me pak po,,,,,JUP HEINCKES ,dhe keshtu behej nje nderim TETEa TETE .
    Pastaj do te shihnim nje duel midis 2 demave torreadore .Do te ishte zgjidhje shume e mire si per BARCELONEN dhe per HEINCKESIN .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Totila, kam nje shok nga München dhe flas gjithmone te tel. me te dhe marr shume informacione, qe perfliten si thashethme, ndermjet tifozeve te Bajernit dhe nje nga ato thashetheme eshte dhe se, sponzoret e klubit te Bajernit qe jane tete persona, jane bere pishman me Heinckes, qe ja kane mbyllur kontraten dhe kane bere kontrate me Guardiolen, se kjo kontarte eshte bere gati nje vit me pare dhe smund ta kthejne me mbrapsh, por me rezultatet e fundit dhe me performancen ka ka Heinckes, ne pak vite nje campionslige me Realin dhe tre here ne finale dhe tani kandidat per te fituar perseri, jane bere pishman dhe se edhe idja jote mund te jete edhe shume reale, se sot degjova qe presidenti i Bracelones, kishte thene qe mbas mbarimit te sezonit, do te vihen pikat mbi I dhe ketu hyn edhe trajneri.
      Duke pare qe Heinkes, ne fakt donte te dilte ne pension, pradaj nuk donte ta vazhdonte kontraten me Bajernin, por qe tani kerkon te vazhdoje, mund edhe te jete nje kandidat potencial per bankinen e katalanasve.

      1. Argita_B says:

        Ju ka ngelur ora te “eshte informacion qe vje ka mrena”…
        Nuk do as mend dhe as kalem qe te kuptosh se Heinckes me rezultatet e arritura me Bayern aktualisht e vendosi nivelin shume lart per ata qe do marrin stafeten pas tij.
        Kampion i Gjermanise, pra i dha fund dominimit te Dormundit prej dy vitesh, fitoi bindeshem me ekipin qe konsiderohej nga me te fortet ne te gjitha koherat, Barcelonen.
        Sa per Heinckes te Barcelona eshte e pamundur se eshte me teper se 70 vjeç e Barcelona nese nderron trajer, se pari do te mari dike qe te kete per projekt te rrije disa vite, se dyti Heinckes nuk flet spanjisht dhe per te njeten arsye refuzoi nje oferte nga Paris Saint Germain.

  5. Tulipani says:

    Me ka lindur nje ide se fundmi ,po 11shtatori eshte larg o novator I marum.Thjesht ti je ko.. kanari I lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje