Pas dy yjeve të ekipit, Mario Gëtze dhe Robert Levandovski, Borusia Dortmund mund të humbasë edhe Marko Rojs.
Goal.com bën me dije se Mançester Siti do të bëjë një ofertë prej 38 milionë euro për të marrë talentin e Dortmundit.
Për të bindur Rojs, Siti ka vendosur që ta paguajë dyfishin e asaj që ai merr në Dortmund. Aktualisht Rojs përfiton 71 mijë euro në javë.
Rojs u transferua nga Borusia Myngleshabah vetëm një sezon më parë për 17 milionë euro dhe vështirë se Dortmund do ta lërë atë të largohet, duke parë që tashmë ka humbur Gëtze dhe me shumë siguri edhe Levandovskin./b.l