Mançester Siti vendos të mbajë Mançinin

28 Prill 2013, 18:38Sport TEMA

Roberto Mançini ka marrë konfirmimin se do të jetë në drejtimin e Mançester Sitit në sezonin e ardhshëm, edhe nëse humb në finalen e Kupës FA përballë Uiganit. Sipas “The Sun”, klubi i ka dhënë konfirmimin trajnerit italian gjatë kësaj jave, duke mbyllur spekulimet për të ardhmen e tij pas një sezoni zhgënjyes.

Sipas tabloidit britanik, dy drejtuesit e klubit, shefi ekzekutiv Ferran Soriano dhe drejtori sportiv, Çiki Begirishtajn, kanë besim të plotë te trajneri, në kundërshtim me atë që thuhet rreth tyre. Jo rastësisht, të tre janë ulur shpesh kohët e fundit për të diskutuar të ardhmen e ekipit dhe çfarë përforcimesh mund të bëhen për t’i rimarrë titullin Mançester Junajtid.

Njëkohësisht, konfirmimi ka ardhur edhe nga presidenti Khaldon Al Mubarak, i cili beson se ka bërë gjënë e duhur duke marrë italianin në vitin 2009 dhe duke e konfirmuar atë në fund të sezonit të kaluar me një kontratë të gjatë dhe të përmirësuar, për ta bërë trajnerin më të paguar në Angli.

Presidenti mendon se shpenzimet e bëra janë mëse të justifikuara për sa kohë që Mançester Siti arrin të fitojë të paktën një trofe në çdo sezon, ku këtë herë do të ketë mundësinë me 11 maj të fitojë Kupën FA, ashtu siç bëri dy vite më parë.

1 komente në “Mançester Siti vendos të mbajë Mançinin”

  1. kinezi says:

    manchini eshte nje trajner medioker ashtu sic eshte dhe ekipi qe ai drejton por dhe stafi qe drejton Sytin eshte nje tuf arabesh mysiman qe skan pik lidhje me futbollin.blejn pa fund lojtar te lloj-lloj pozicioni dhe nuk kan blere akoma nje mbrojtes te hajrit.per sa kohe do jet MANCHESTER UTD Syti do jet ne hije.ne europ s’do hari kure te behet nje emer.mbaheni Manchinin dhe nenshkruani deshtimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje