Siti, 80 milionë paund për merkaton e verës

26 Prill 2013, 16:16Sport TEMA

Mançester Siti pritet që të bëjë një merkato të fuqishme këtë verë, në mënyrë që të rikthehet tek fitimi i titullit kampion. Sipas mediave britanike, Siti pritet që këtë verë të shpenzojë plot 80 milionë paund.

Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Roberto Mançini është duke ndjekur Garet Bejl të Totenhem, Edinson Kavanin e Napolit, Radamel Falakon e Atletiko Madrid dhe Iskon e Malagës.

Sipas mediave britanike, Mançini kërkon që t’i mbyllë blerjet sa më parë, në mënyrë që të mos dështojë si në merkaton e fundit të verës, ku Siti nuk arriti të merrte dot asnjë lojtar cilësor./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje