Galiani: Vitin tjetër do të luftojmë për titullin

25 Prill 2013, 12:01Sport TEMA

Administratori i Milanit, Adriano Galiani, ka deklaruar se ekipi vitin tjetër do të luftojë për titullin kampion. Por, për momentin, e rëndësishme sipas tij është ruajtja e vendit të tretë, në mënyrë që kuqezinjtë të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve.

“Milani është skuadra më e madhe në Itali në aspekt të të ardhurave. Dhe ne duhet të përmirësohemi me qëllim që të kemi një skuadër konkurruese edhe në Itali, edhe në Evropë.

Ne duhet t’u japim shtytje lojtarëve, me qëllim që të sigurohemi të jemi në Ligën e Kampionëve për të 11-tën herë në 12 vite.

Sapo ta bëjmë këtë, shpresojmë se vitin tjetër, me një ekip që është i integruar në mënyrë të duhur, ne mund të luftojmë për titullin”, ka thënë Galiani./b.l

2 komente në “Galiani: Vitin tjetër do të luftojmë për titullin”

  1. juventini doc says:

    Galeani,e kampionati Italian,duhet te mundin JUVEN,nqs duan te jene Kampion.
    Mirepo kjo gje eshte e pa realizushme per ta.

    FORZA GRANDE J U V E.

    1. Ashtu esht Juve do te jet pergjithmon numer 1 ne itali e besa edhe ne europ shume shpejt besoj mbrenda 2-3 vitev do te dominon JUVE edhe ne Europ .
      Keshtu qe mos e harroni emrin JUVEEEEEEEEEEEEEEEEEE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje