Klop ironizon largimin e Gëtze: I vetmi faj i imi, që nuk jam spanjoll dhe pak më i gjatë

23 Prill 2013, 19:42Sport TEMA

Në prag të takimit të rëndësishëm kundër Real Madrid, trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, është detyruar të merret me lajmin që ta tronditur në fakt klubin, atë të kalimit të Mario Gëtze tek Bajerni.

Klop ka qenë i shqetësuar që ky lajm ka dalë pikërisht në këtë moment, duke aluduar se lajmi mund të jetë nxjerrë me qëllimin e dëmtimit të Borusias.

Nuk kuptojmë arsyet pse një lajm i tillë u publikua pikërisht tani, por mund ta imagjinojmë. Nëse ajo që shpresohej ishte që ne të humbim përqendrimin, mendoj se nuk ia kanë arritur qëllimit”, deklaroi Klop.

Ndërkohë, Klop ka ironizuar me vendimin e Gëtze për të kaluar tek Bajerni, duke iu referuar faktit se 20-vjeçari kishte deklaruar se kërkon që të largohet nga Borusia prej dëshirës për të punuar me Pep Guardiolën.

“Ai dëshiron të punojë me Guardiolën dhe i vetmi faj i imi është se nuk jam spanjoll dhe 15 jam centimetra më i shkurtër. Me pak fjalë, nuk jam Guardiola. Por, unë nuk mund të ndryshoj mënyrën time të futbollit dhe të praktikoj tiki-taka“, u shpreh Klop./b.l

8 komente në “Klop ironizon largimin e Gëtze: I vetmi faj i imi, që nuk jam spanjoll dhe pak më i gjatë”

  1. Aranit Spahiu says:

    Goetze eshte Supertalent dhe superinteligjent! Nuk mund te qendronte akoma tek Borussia; Si gjithmone, me te miret e Bundesliga i merr Bayern ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

    1. Tan Lapraksi - tifoz i Partizonit says:

      Po shof neshjen; Ky burri i Shaqires ka ngatarru fushen me duket, po lu basketboll. Dy prekje me dore brenda zones, topi drejt portes, po ja fali albitri

      1. Tan Lapraksi - tifoz i Partizonit says:

        Opaaaa ene i dyti. S’ka gjo se fito 3 me zero ne Barcelone :p

  2. Horri i Bulevardit says:

    I lutem z. Baze, na nxirr shkrimin e ndeshjes Bajern-Barcelona, jam akoma ne delir, sdua asnji te me kundershtoje.

  3. Jasht teme ,i uraj HORRIT urime se e meritunen fitoren.Respekte

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! says:

    Mbrojtja e BARCELONES SOT ISHTE SKANDAL .Nuk mund te justifikohet akademia e saj qe nuk prodhon mbrojtes . Jo fitoi 4-0 me nje humbje qe do te mbahet mend gjate dhe bile shume gjate . Nje ROBEN EXRAODINARIO ,AQ sa spikeri itslian e percolli numbjen me nopta shume trishtuese .Po te njejtat nota shfaqi dhe spikeri rus .A eshte fundi i ciklit ? .Per mua nuk eshte shpejt ter them qe MESSI duhet te shikoj alternativa te tjera . Cdo fillim e ka nje fund . U ROJ NJE FINALE BAYERN -REAL ,Dhe keshtu do te ndodhe . Urime sinqerisht BAYERNIT !!!

    1. Mateo says:

      Me ne fund TOTILA shkruan nje koment realist dhe per tu vleresuar.Urime Bayern ,vertet e meritonte fitoren.Pershendetje te gjithe tifozave Gjerman.

  5. Tulipani says:

    Bajerni ishte shkelqyeshem dhe ky ndoshta eshte fundi I ciklit te barces.Bajerni me mbulimin qe I beri Mesit me kujtoi ndeshjen Belgjik+Argjentin, ku mbulimi I Maradones ishte perfekt dhe erdhi fitorja 1me0.Urime Bajernit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje