Ronaldo: Kristiano ka fatin e keq që luan në të njëtën epokë me Mesin

22 Prill 2013, 10:57Sport TEMA

Legjenda braziliane Ronaldo mendon se Lionel Mesi është më i mirë se portugezi Kristiano Ronaldo. Sipas brazilianit, Ronaldo ka një fat jashtëzakonisht të keq që luan në të njëtën epokë me Mesin.

“Mesi apo Kristiano Ronaldo? Unë them Mesi, pasi më duket pak më i mirë. Por dua të theksoj se Kristiano ka pasur një fat të keq të jashtëzakonshëm. Ai do të kishte qenë futbollisti më i mirë në botë në shumë epoka të tjera, por në këtë epoke ai është ndeshur me një nga më të mëdhenjtë”, tha braziliani, duke iu referuar rivalitetit mes Ronaldos dhe Mesit.

“Kristiano dhe Mesi janë para të gjithëve, por lojtari më i mirë i Botërorit do të jetë si gjithmonë ai që do të drejtojë drejt suksesit ekipin më të mirë”, vijoi më tej Ronaldo, ndërsa e cilësoi si diçka të sigurtë kalimin e Neimar tek Barcelona.

“Ai ka potencial të jashtëzakonshëm. Tani duhet vlerësuar se si do të jetë impakti i tij në futbollin evropian kur të shkojë te Barcelona. Do të vuajë në vitin e parë, por jam i bindur se kur të përshtatet do të hyjë në klubin e më të mëdhenjve”, përfundoi Ronaldo./b.l

13 komente në “Ronaldo: Kristiano ka fatin e keq që luan në të njëtën epokë me Mesin”

  1. Messi eshte lojtar shume i mire por ka nje minus te madhe me ekipin kombetar te Argentines qe e ben te diskutushem trofeun e topit te arte qe ka mare.me barcelone ka shkelqyer dhe ka fituar gjithcka por ne kupen e botes ende nuk ka shenuar gol panvarsishte se ka luajtur ne 2 cupa bote(2006,2010)Ronaldo me duket me i kompletuar per arsyen se ka shkuar ne finale te euro 2004 me portugalin dhe ne gjysemfinale e botrorit 2010,plus ka luajtur ne klube si MANCHESTER UTD dhe Real e ka pas te njejten ecuri.Messi eshte provuar vetem te Barcelona ku dhe Pedro duket si super lojtar.ne rastse do e shikojme dhe me nje ekip tjeter atehere vleresimi do jete dhe me objektiv.

    1. shqiptari says:

      A e pe Barcelonen me PSG?
      E ben dot ndryshimin me dhe pa Messin?
      Mua mu duk si Levante deri sa hyri Messi.
      Une per vete kam filluar ta shoh perseri futbollin prej Messit.
      Edhe Ronaldo eshte i shkelqyer, por Messi eshte i vecante.
      Mos e shani o njerez, shijojeni se kush e di ne do keni me rast te shihni nje te tille.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! says:

    Debati i krahasimit te Ronaldos me MESSIN ,nuk ka me vlere sepse :Kupen e botes as MULLER ,as PELE ,as MARADONA nuk e kane mare vetem .Boll,tu hedhesh nje sy atyre kombetareve dhe pastaj te gjykosh .Tjetra ,duke perjashtuar PELEN si MUULLER ,ZIDANE ,MARADONA ,kupen e botes e kane mare mbi 26 vjec .Specialistat qe kane nxjerre MESSIN ,4 HERE FITUES TE TOPIT TE ARTE ,percec anes njrezore qe MESSI qendron shkalle me larte se Ronaldua ,MESSI eshte gjeni me topin dhe ka nje gje qe une prej sa ndjek futboll,nuk e kam pare tek asnje paraardhes ,duke perfshire dhe PELEN .I vetmi qe i ngjan per nga gjenialiteti eshte MARADONA .MESSI ,mendon dhe vepron me topin shume here me perpara ne kohe se cdo lojtar tjeter ,Thjesht ka intelekt me te larte ,prandaj dhe golat e tij jane aq te bukur dhe fenomenale sa qe golat proteste dhe brutale te Ronaldos ,qendrojne me poshte .MESSI si i madhi MARADONA ,krijon gjithcka nga asgjeja .

    1. totila!nuk thash ne comentin tim qe messi te mare cup bote por thjesht thash te shenoj nje gol se akoma se ka ber nje gje te till megjithse ka lozur 8 ndeshje ne botror.mos do vall ti shpiem ne ekipin e argentines dhe iniesten apo xavin qe te bej dicka!?me gjermanin ne cerekfinale goditi 2 here te vetme porten e ne funde perqafoi “bab maradonen”e u kthye ne “atedheun” e tij catalunia.ne nje orkester fantastike sic eshte barca te gjitha veglat muzikore marin vler.e kunderta ndodhe me maestrot spanjoll qe recitalin e vazhdojne dhe ne ekipin e tyre kombetar, pyetja qe une ngre eshte:kushe eshte me i miri,Messi i barcelones apo Messi i argentines??????????????

  3. ‘Ke inatin fali hakun’ ,i thojn nji fjale ,dhe golat e ronaldos jan fenomenale,ktu s’ke qa me i than.

  4. S says:

    per mendimin tim ronaldo eshte me i mir se mesi…

    1. sh says:

      Se kush eshte me i mire shikoni trofete. Mesi eshte larg,larg nga Ronaldo…!

  5. bruxelles says:

    ore [email protected] cfar thu mor daj ronadoldo ka qen ne finale te europianit ne 2004.sa per te ditur ronaldo ne 2004 ishte 19 vjec me duket .dhe ne 2004 mos haro se per portugalin lozte akoma luiz figo or shok dhe ronaldo pinte akoma qumesht nga cicat e mamit tvet.prandaj shoku ska ber gje as ronaldo per kombetaren e vet sa qe dhe shqiperia e lorik canen me 10 lojtar i ka mar barazimin ronaldos mu ne portugali .jam dakord me totilen se as nje lojtar i vetem smundet si pele maradona zidan nuk i kan fituar te vetmet kupat qe kan fituar pa ndihmen e ekipt .thojne per maradonen qe i vetem tek napoli doli dy her kampion italie dhe mori nje kup uefa por mos haroni se maradona tek napoli lozte falkao dhe alemao kaq kisha ne lidhe me ronaldon .per mesin flasim me von

    1. Argita_B says:

      Ne kombetaren e Argjentines luajne Aguero, Higuain, Tevez, Macherano, Ayala, Di Maria, Pastore, luante Heinze, Aimar, Lavezzi, Gago, Zanetti…. Lojtare ordinere ju duken!!!
      Messi eshte lojtar i jashtezakonshem, por ka patur fatin te luaje prej me shume se 8 vitesh me nje nga ekipet me te jashtezakonshme te historise se futbollit.
      Pra suksesi i Messit dhe shpallja e tij si top i arte per 4 here eshte nje merite e ambjenit qe e rrethon, po te lunate per vetem per Argjentinen Messi sot nuk do kishte fituar as dhe nje top te arte.

  6. best says:

    Ralph
    jeshume i gabuar shoku
    Messi ka luajtur vertete dy boterore, 2006 dhe 2010, por e ka shenuar nje gol madje ndeshjen e pare te boterorit qe u aktivizua dhe ndaj Serbise dhe vetem ne 15 minuta loje
    Por ti aq di aq e ndjek futbollin me saduket
    Sa per te freskuar
    Ndeshja argjentine-serbi 6-1
    Messi shenoi golin e gjashte dhe dha asiste ne golin e peste per krespon

    ndeshja Argjentine-Meksike, messi organizoi aksionin egolit golden qe e kaloi ne teteshe
    Ne 2010 Messi nuk shenoi, por sherbeu sepse ate rol kishte
    Sigurisht qe nuk shkelqeu dhe pati te meta goxha, pasi maradona ka qene lojtar fantastik por jo trajner i mire
    Dha te pakten 5 asiste per gola dhe kjo eshte boll per nje boteror,apo jo???
    Dhe per kuriozitet te them se nese Pakerman ne ndeshjen me Gjermanine ne 2006 do fuste Messin ne vend te Cambiasoss, sot nuk do ishte Italia kampione bote, por Argjentina

  7. TOTILA says:

    Po ,”BRUXELLES “,ke te drejte dhe paske kujtese te persosur .Ishin ALEMAO dhe FALKAO qe ndihmonin MARADONEN . Por pavaresisht kesaj me duhet te cek se : Ne se MESSI shenoi nje gol ne 2006 , ishte 19 vjec ,po sa RONALDUA ne 2004, por une nuk mund te fajesoj Ronaldon qe e mundi 2 here ekipi i “krevatit “,GREQIA ,brenda ne Portugali ,sepse pergjegjesia binte mbi LUIS FIGON ,RUI COSTA dhe co . Pastaj ti mund te jesh dhe “YLL i KEPUTUR “,por cdo gje varet nga trajneri ,nje person ( qe mua me duket absurde ),ne se ai te jep apo jo mbeshtetje .MARADONA ne kombetaren e Argjentines ishte nje fiasko dhe e demtoi shume ate dhe MESSIN qe po lindete . Edhe ne kupen e Amerikes latine ,MESSI nuk shkelqeu ,sepse nuk e bazonte lojen sulmuese trajneri tek MESSI . I vetmi qe e kuptoi MESSIN ishte Guardiola ,qe per MESSIN ,per t’i krijuar atij hapesiren e nevojeshmem ” PERZURI ETON, HENRI dhe IBRAHIMOVIC .Koha qe kaloi i dha te drejte Guardioles .Vitin e kaluar ne mombetaren e Argjentines erdhi SANDRO SABELLA. Ky thuajse kopjoi GUARDIOLEN dhe vendosi MESSIN PLAYMAKER dhe sulmues te fshehur ,rezultati ? ne 9 ndeshje ,5 zyrtare dhe 4 “MIQESORE “ndaj GJERMANISE (I gol ,BRAZILIT 3 GOLA ,ZVICRES 2 GOLA ETJERA ) dhe ne ndeshjet zyrtare ai vjet shenoi 7 gola ,pra ne total 13 gola .Ka shenuar 59 gola ne 77 ndeshje per champions league .Po ,ne kete edicion RONALDUA ka shenuar 11 gola ne ch.leag ne 10 ndeshje ,MESSI 8 gola ne 8 ndeshje ,(sepse me P.S.G.u aktivizua 45’ne pjesen e pare ne Paris ,dhe ne BARCELONE u aktivizua thuajse 30′ ne pjesen e dyte + qe ka munguar nj ndeshje me pare . Ne LA- LIGA ka shenuar per kete edicion 43 gola ne 32 jave ,por nuk ka luajtur ne 3 takimet e fundit ,+1 takim tjeter,PRA KA LUAJTUR NE 28 TAKIME DHE KA SHENUAR GOL NE 26 TAKIME .Te mos harrojme qe ka shenuar ne 19 takime radhazi ,pa pushim .Nuk mund te them se ne se do te kishte luajtur ne 3 takimet e fundit qe u demtua ,do te kishte shenuar sepse nuk jam ORAKULL. Sivjet MESSI ne LA-LIGA ka dhene dhe 19 asiste per gola ,qe jane shenuar nga shoket e skuadres .Ky koment i bere nga RONADO FENOMENI ,nje Brazilian per nje Argjentinas ,ka vlere te shumefishte ne se do te thonim se : lojtaret BRAZILIANE dhe ARGJENTINAS per te pakten qe nga 1956 e ketej kane qene per njeri tjetrin MACE dhe MINJ ,boll te thuash qe PELJA apo MARADONA akoma e kane ndergjegjen te erresuar dhe nuk mund te japin dot nje opinion te drejte edhe kur ai gjendet . Thjesht Ronaldua u shfaq ne boten e futbollit ne kohen e gabuar dhe vendin e gabuar .Ronaldua eshte makine golash dhe lojtar i madh ,por per te qene i sinqerte nuk e ka diapazonin ,dhe intuiten dhe inteligjencen e MESSIT . Po per numrin 2 momentalisht eshte i mire + qe ka dhe disa minuse te tjera ,sepse vuan nga deliri i madheshtise ,dhe golat e tij nuk e kane as bukurine e egzekutimit dhe as anen spektakolare kur hyjne en rrjete .Ky eshte privilegj vetem i MENGJARASHEVE ne bote .E kam thene qe gjysem-hemisfera e djathte qe perdoret nga mengjarashet i kryen veprimet me shpejt ne njesine e kohes se sa gjysem-hemisfera e majte e njerezve qe veprojne ,luajne ,shkruajne me te djathten . Shikoni pak ne politike ( mos me quani demokrat safi ),si CLINTON dhe OBAMA ,qe te dy shkruajne me doren e majte dhe jane mengjarashe ,dhe jo pa qellim jane ne krye .MENGJARASHET dhe PREMATURET JANE ME SUPER -INTELIGJENTET . Nuk dua qe tu sjell te tjere shembuj si nga politika ,futbolli, muzika ,filozofia etj.

    1. Argita_B says:

      Problemi yt qendron se barca qe ti mbron sot hengri 4 petlla nga Bayern, keshtu qe ik e futi nje pjate grosh e te kujton kohen e Enver Hoxhes, gjuem te embel Totila.

  8. demi-kuq says:

    e drejte best srgjentina ishte superiore ne ate takim dhe nje fantazist si messi do i jepte me shume avantazh ate dite , ai qe gabimi i teknikut perkerman.

    pera i perket messit .

    Dhe pse se ka fituar akoma kupen e botes dhe ka tere kohen e zotit ta bej kete kjo nuk mund tja heqe epitetin me i miri i te gjitha koherave.Une kaq sa jam bere nuk kam pare lojtar te shenoje rregullisht 50 gola e siper ne kampionat dhe jo gola auiu po gola cilesore spektakolare.nuk eshte barometer fitimi i kupes se botes per te qene me i miri apo per tja kaluar maradones , shpesh kupen e botes se fiton me i miri po ai qe ka me shume fat.

    te jemi te lumtur qe kemi mundesine te shikojme nje futbollist te tille model ne te gjitha drejtimet dhe mos te behemi nostalgjike per futbolliste te koheve te shkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje