Totenhemi ka vendosur një shifër rekord prej 100 milion paund për shitjen e Garet Beil, duke u munduar që të frikësojnë skuadrat që po mundohen t’i afrohen futbollistit uellsian.
23 vjeçari është kthyer në objektivin e dëshirave të klubeve më të njohura në botë, me në krye Real Madrid, Bajern Mynih dhe PSZH që janë gati të ofrojnë shuma të larta për të siguruar shërbimet e tij. Por shefi i klubit londinez, Daniel Levi, mendon se vendosja e një çmimi të lartë do të bëjë që futbollisti të qëndrojë në radhët e Totenhemit për të paktën edhe një sezon.
Pengesa më e madhe në planet e klubit, që mund të bindë përfundimisht lojtarin të largohet, është pamundësia për të luajtur në Ligën e Kampioneve, nëse Totnehem nuk arrin të kualifikohet në sezonin e ardhshëm në këtë aktivitet.
Londinezët duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat me shpresën që të arrijnë dhe të kalojnë dy rivalët e të njëjtit qytet, Arsenal dhe Çelsi, që aktualisht mbajnë vendin e tretë dhe të katërt që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Lajme bombastike ! Ky “SHATI “,do te behet sic u bene dhe te tjeret . Mua me duket nje i zakonshem ,dhe per me teper .Po cfare duan mediumet qe kete belin duan qe t’a krahasojne me GEORGE BEST ? .PELJA e pelqente BEST-in ,dhe ai per kohen e atehereshme ishte me i mire nder te gjithe ne se do t’i referohemi PELES . Anglezet ( ishulloret ) ,te gjithe vuajne nga SINDROMI I DELIRIT te madheshtise . Por nuk kane nxjerre asnje lojtar qe t’a vendosesh ne 20 LOJTARET ME TE MIRE TE TE GJITHA KOHRAVE ,bile as i preferuari im BOBY CHARLTON .Kush KEVIN KIGAN ? Nuk mendoj se ishte aq i mire ,as GARY LINEKER nuk e ka luksin qe jete as ne 50-60 lojtaret me te mire . E kam te qarte qe do te kete nje ” STUHI ne GODEN e UJIT ” ,per komentin tim sidomos nga emigrantet shqiptare ne ISHULL.