Garet Bejl, Luis Suarez dhe Robin Van Persi, janë tre kandidatët kryesorë për të fituar çmimin si lojtari më i mirë këtë sezon në Premier Ligë.
Të tre lojtarët kanë bërë një sezon të shkëlqyer dhe ndodhen në krye të golashënuesve në kampionat.
Në këtë listë janë përfshirë edhe dy mesfushorët e Çelsit, Juan Mata dhe Edin Hazard, por të dy ata nuk shihen në mesin e pretendentëve.
Ajo që ka bërë habi, është fakti që në këtë listë nuk është përfshirë sulmuesi Miku i Suonsit, i cili deri më tani ka treguar një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar 17 gola./b.l