Nëna e Kavanit: Do të largohet nga Napoli

19 Prill 2013, 11:53Sport TEMA

Edinson Kavani do të largohet nga Napoli këtë verë. Këtë gjë e ka konfirmuar nënë e tij, Berta, gjatë një prononcimi për një radio uruguaiane. Ajo ka thënë se Kavani dëshiron që të shkojë në një klub tjetër, duke konfirmuar kështu zërat e dala javët e fundit se Napoli po përgatitet për sezonin e ardhshëm me idenë që nuk do të ketë Kavanin në radhët e veta.

“Unë e di që do të pendohet për këtë zgjedhje, pasi asnjë qytet nuk do të arrijë ta dojë ashtu si Napoli. Ai dëshiron të largohet por një ditë do të kthehet përsëri aty. Real apo Bajern? Nuk di të them se çfarë do të ndodhë”, tha mamaja e sulmuesit.

Megjithatë, largimi i Kavanit pritet që të jetë i vështirë, duke qenë se Napoli ka vendosur një klauzolë prej 60 milionë eurosh, një shumë shumë e lartë për t’u përballuar nga cilido klub.

Për Kavanin kanë shfaqur interes Reali, Bajerni, Mançester Siti dhe Çelsi, ndërsa në Itali duket se askush nuk mund ta përballojë blerjen e tij./b.l

2 komente në “Nëna e Kavanit: Do të largohet nga Napoli”

  1. veron. says:

    kjo historia e keti me kujton ate barsaleten”dhe kete se ka zene shura”ka aq pak futbollist te mire ne qarkullim sa dhe keti i ka shkuar kartoni 60 mil,cmenduri!por sa te largohet nga Napoli sdo ja degjoj me njeri emrin si puna e Forlan qe akoma se kam mare vesh se cu be me te.pervec Agueros dhe Falkaos te tjeret jane lojtar mesatar,yjet jane stabilizuar ne klube me emer e skan ndsrmend te levizin majtas apo djathtas.

  2. me perjashtim te messit te gjith latinet e tjere nuk me hyne ne sy fare.jan lojtar mesatar dhe shume egoist e individualist u pelqen veteja dhe i kerkojne vet problemet ne cdo klub qe shkojne.kerkojne te jene ne qender te universit por harojne se publiku futbolldashes europian i zhvefteson shpejt keta bastard te republikave te bananes.historikisht klubet e medha europiane i kan perzen kata lloj vemiesh me shpulla.une personalisht nuk kam pare deri me sot nje te till qe te jete asimiluar ne europ(perjashto messin dhe ndonje tek-tuk qe tani spo me vjen ne mendje)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje