Shqiptarizohet Lacio, Berisha dhe Sadiku pranë tyre

18 Prill 2013, 10:57Sport TEMA

Igli Tare po mbledh shqiptarët te Lazio. Sipas informacioneve të fundit, zyrtarët kryeqytetas po interesohen edhe për dy futbollistët shqiptar, Valon Berisha e Armando Sadiku. I pari momentalisht luan për skuadrën austriake, Redbull Salzburg dhe kohët e fundit po kalon një mahnitëse.

Kjo u ka rënë në sy drejtuesve lacianë, të cilët thuhet se kanë kontaktuar me agjentin e Berishës, Jim Solbakken. Ky i fundit deklaroi se Berisha momentalisht është i lumtur te Salzburgu. “Nuk mund konfirmoj ose mohoj faktin që kam biseduar me Igli Taren. Valoni është i lumtur momentalisht me Salzburgin dhe po mendon vetëm për klubin e tij.

Të ardhmen askush nuk e di”, deklaroi ai për mediat italiane. Të kujtojmë që për Berishën vitin e kaluar ishin interesuar edhe disa skuadra angleze, në mesin e të cilave edhe Çelsi. Ai është 20-vjeç dhe luan në pozicionin e mesfushorit ofensivë, transmeton tribuna.

Përveç Valon Berishës, Igli Tare po ndjek edhe Armando Sadikun. Mediat italiane konfirmuan interesimin e krerëve lacial për sulmuesin e kombëtares shqiptare, por agjenti i këtij të fundit deklaroi se shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e Sadikut.

Sadiku momentalisht po luan te skuadra e Luganos, e cila është pjesë e Ligës së Dytë zvicerane. Ai ka bërë paraqitje fantastike këtë edicion, duke prirë kështu edhe në listën e golashënuesve më të mirë me 13 gola./b.l

 

11 komente në “Shqiptarizohet Lacio, Berisha dhe Sadiku pranë tyre”

  1. leonardi antwerpen says:

    Kartoni i Kosovarit V Berisha vlersohet 5 mln.euro eshte sulmues tipik si te gjithe Berishajt
    Ndersa ky sadiku eshte kot fare

    1. spartan says:

      Sadiku kot fare?

      E mora vesh sa e njef futbollin…

      1. Vapa says:

        Ky Leonardi i Antwerpen qenka tifoz qorr i kryeministrit??!!. Ky, jo vetem nuk ditka te dalloje cfare behet ne fushen e lojes se futbollit, por ky ka mundesi te mos kete haber as nga jeta praktike e perditeshme.

  2. dritani says:

    Bravo Tare!
    Vetem keshtu mund te eci kombetarja.
    Duke krijuar nje berthame shqiptaresh ne nje klub cilesor.

  3. TOTILA says:

    Tek IGLI TARE eshte bashkuar trashegimia e tij familjare me treguesit me te mire ,morale dhe patriot .Njeherit IGLI TARE eshte euridit i madh .Perpos qe ai flet rrjedhshem 4-5 gjuhet kryesore te botes ,ai ka dhe nje formim intelektual te mahnitshem dhe karakter shume te forte e te paepur .Si atdhetar ai e ka dhene dhe shembullin e forces me gjarperinjte SERBE sidomos me ate USTASHIN MODERN SERB SINICA MIHAJLLOVIC ,kur ja mbushi hundet me gjak .T’a leme kete ,por me gjithmend qe ai po punon per ekipin kombetar dhe e di se cilet jane lojtaret kandidate potenciale per ne kombetare ,Per kete bravo i qofte se po shfaqet si nje atdhetar i vertete !

    1. Horri i Bulevardit says:

      Jam plotesisht dakort me mendimin tend i nderuar TOTILA, Igli Tare eshte nje njeri per tu marre shembull, por kur shef dhe vellain e tij Auronin, nje djale plot kulture dhe dinjitet, atehere beson se kane gen te qendrueshem dhe te paster.
      Kam patur rastin ta takoj Iglin kur luante me Karzeuslaten dhe me duk nje njeri shume miqesor.

  4. P.Ikonomi says:

    Pavarsisht se Valon Berisha nuk luan per Shqiperine, perseri ai eshte shqiptar dhe nje BRAVO e MADHE per Taren.

  5. Ereniku says:

    Bravo Igli Tare hallall ta beft zoti o Shipja e Shqiperis je nje patrijot i madhe bravo

  6. ingli tare says:

    mos po luan me ikjen e tij ingli tare, mere ke te duash por kete berishen c edo , do te mari vendin dhe do te vrese

  7. Rodrigo says:

    Aha mori tatpjeten Lazio me shqiptaret…..as ne europa league nuk ka per te shkuar sezonin qe vjen…. ?

    1. cufi says:

      do ta bajme serine a si ligen shqiptare o vdesim , edhe emrin do ja nderrojme jo lazio por laci hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje