Aguero i kërkon falje nëpërmjet Tuitter David Luiz

17 Prill 2013, 11:01Sport TEMA

Sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit, Serxhio Aguero, ka biseduar nëpërmjet Tuitter me mbrojtësin e Çelsit, David Luiz, ndaj të cilit bëri një ndërhyrje shumë të rrezikshme në gjysëmfinalen e Kupës FA.

Aguero ndërhyri me të dyja këmbët ndaj Luiz, duke rrezikuar dëmtimin e rëndë të mbrojtësit Brazilian. Ai nuk u pa nga ana e gjyqtarit dhe për këtë arsye nuk u ndëshkuar, ndërsa as Federata Angleze e Futbollit nuk mori ndonjë masë.

Për këtë arsye, Aguero i ka kërkuar Luiz falje nëpërmjet Tuitter.

“Ishte një reagim impulsiv që nuk duhej të ndodhte”, i ka shkruajtur Aguero mbrojtësit brazilian./b.l

5 komente në “Aguero i kërkon falje nëpërmjet Tuitter David Luiz”

  1. nuk harroj says:

    Argjentinasit pervecse talentit qe nuk u mungon njihen dhe per anen nrgative,karakterin e keq.Ne shume e shume raste jane protagoniste te skenave te dhuneshme.Dhe kjo eshte me e dukeshme kur perballe kane braziliane.Nuk e di a e mban mend njeri goditjen e Maradones ne 82 ndaj Zikos me shqelem ne bark qe i kushtoi karton te kuq?Shume i ashper ka qene si mesfushor dhe sot trainier i suksesshen te Atletiko Madrid,Diego Simeone.

    1. Andi says:

      Nuk kane hasur ndonje shqiptar si duket akoma.

  2. totila says:

    Po Brazili =Barcelona : Argjentina = Reali ,por perjashtoj Di Stefanon ,Maradonen ,Batistuten dhe kuptohet MESSIN ,te cilet kane qene dhe jane magjistare dhe lojtare qe nuk luajne me shkelma .

  3. ibrahimi says:

    totila per futbollin e shoh qe je ne rregull ,por kur ben komente te tjera je kot fare vazhdo me futbollin

  4. fire says:

    Thjesht sa per saktesi, nuk ka qene Ziko por Batista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje