Mesfushori spanjoll, Huan Mata, ka bërë një sezon të shkëlqyer këtë vit me Çelsin, pasi deri më tani ka shënuar plot 18 gola dhe ka dhënë 29 asiste. Për këtë arsye ai ka marrë lavdërime nga ana e trajnerit Rafa Benitez, që është shprehur se Mata i kujton legjendën e Çelsit, italianin Xhianfranko Zola.
“Nëse e shikoni gjithë sezonin dhe analizoni paraqitjet e tij, ai duhet të konsiderohet si i tillë. Ai ka luajtur dy ndeshje për çdo javë në muajt e fundit dhe ka qenë shumë i mirë. Mata është një profesionit i vërtetë dhe statistikat e tij tregojnë që është fantastik.
Huan më kujton Xhianfranko Zolan kur ai ishte te Çelsi. Ai ka të njëjtën inteligjencë të lojës, që është çelësi. Luan ndërmjet vijave, përpara qendërmbrojtësve”, deklaroi Benitez për mediat britanike./b.l