“Barcelona ka një interes absolut për Neimar, ai është në krye të listës së preferencave të kësaj skuadre dhe e di një gjë të tillë. Kur ai të vendosë të largohet nga Santos, do të jemi të përgatitur”.
Kështu deklaronte vetëm pak ditë më parë një prej përfaqësuesve të Neimar, Andre Kuri.
Por, duket se situate ka ndryshuar komplet, duke qenë se Neimar ka deklaruar për mediat braziliane se nuk i intereson që të kalojë tek Barcelona.
“Barcelona nuk më intereson. Mund të jetë një klub i madh por unë ndjehem mirë te Santos. Nuk dua të largohem nga këtu. Jam i lumtur dhe nuk e kam të nevojshme të shkoj në Evropë”, ka thënë Neimar.
Nuk dihet nëse Neimar e ka pasur seriozisht këtë deklaratë, pasi prej muajsh në fakt flitet për një parakontratë mes brazilianit dhe ekipit të Barcelonës./b.l
Te gjitha keto jane deklarata mediatike ,te vena ne gojen e NEYMARIT .Une nuk i marr seriozisht keto deklarata ,por per te qene i sinqerte nuk dua qe NEYMAR kete vit te kaloje tek BARCA se do te ritej dhe do te bente kercenim per KOMBETARET e tjera qe do te ndeshen me BRAZILIN . Do te sillte pershtjellim tek BARCELONA ,ne kuptimin se do te shkaktonte qejfmbetje dhe do te prishte balancat ne MESFUSHE dhe ne SULM te cilat dhe ashtu jane ne perfeksion .I repart ku BARCA vuan eshte MBROJTJA ,dhe per te qene i sinqerte aty sulmon MURINJO ,gje qe ka patur nje fare suksesi netakimet e fundit .BARCEN kushdo ekip qe e sulmon edhe nje amator e vendos ne panik .NEYMARI ,eshte eksravagant ,dhe nuk eshte mesuar me loje grupi ,eshte difektoz ,dhe do t’i duhet shume pune qe te shkrihet me gruoin .Ndeshjet qe beri BRAZILI ne EUROPE tregoi qe NEYMARI ,pamvaresisht moshes po t’a krahasosh me MESSIN ,NUK TERHEQ dhe nuk bind ,por me mire le t’ia leme kohes .