Ditëve të fundit është folur për një interes të fortë të Hamburgut ndaj Lorik Canës, aq sa mediat gjermane e kanë bërë të sigurtë kalimin e tij në Gjermani. Por, babai i Canës, Agim Cana, që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij, e ka mohuar këtë gjë. Ai është shprehur se qëllimi i Canës është që të qendrojë tek Lacio.
“Kam lexuar kohët e fundit rreth zërave të merkatos që flasin për djalin tim, por mund të them se nuk ka pasur asnjë kontakt deri tani. Hamburgu dhe Fenerbahçe janë dy klube të mëdha në nivel evropian, por për momentin bëhet fjalë vetëm për thashetheme. Nuk e përjashtoj interesimin e dy klubeve për të, por Loriku i ka vënë vetes një objektiv te Lacio”.
“Ai dëshiron që të shfaqet sa më mirë me fanellën bardhekaltër. Ka një kontratë deri në vitin 2016 dhe qëllimi i tij është të qëndrojë sa më gjatë në Romë për të veshur fanellën e Lacios. Është ende shumë shpejt për të folur rreth të ardhmes, por duket e vështirë që të largohet, pasi është mirë këtu dhe nuk ka arsye pse të iki. Ai jep gjithmonë maksimumin, ka personalitet dhe për këtë arsye ka fituar besimin e trajnerit Petkoviç dhe tifozëve të skuadrës”, ka thënë babai i kapitenit të kombëtares shqiptare./b.l
Bravo lorik vazhdo me fshataret e lazios.
Kush a ma i forti …Lorik roboti
rri ne itali cana,, se esht kampionati nje nder me te miret ne bote mos ban gabim me ndrru..lene fenerbahcen e karit dava turqish..
Me kujtohet PRISHTINA E 1982-1985 ,kur i mori radhe ekipet e PARTIZANIT CRVENA ZVEZDES ,HAJDUKUT ,DINAMOS ,ZHJELEZNICARIT ,por ne gjiun e vet luante dhe “FLORIRI I vogel i madh ” ,AGIM CANA ,babai i LORIKUT ,se bashku me avdul bjellopojen : shukri pacaraden, sahitin ,cimilin ,shengelia ,vellezerit fadil dhe xhevdet morici , xhevat prekazi ,kelmendi ,zoran patrovici i madhi fadil vokrri dhe te tjere qe nuk po i permend .Ishja ne veri dhe i ndiqja ndeshjet si ne radio dhe ne R.T.P apo tek TV-B1 apo TVB-2. Lorik cana ,di qe te menaxhoje veht-vehten dhe deri me tani oer aq sa ka mundesi ka dhene shpirtin dhe gjakun per kombetaren kuq e zi . Mos e paragjykoni sepse nuk jane me te mire te tjeret ,por i masim nga kombesia dhe shtetet me te medha qe ata perfaqesojne .