Trajneri i kombëtares spanjolle, Vinsente Del Boske, ka thënë se ëndërron një finale mes Realit dhe Barcelonën në Ligën e Kampioneve. Sipas tij, kjo do të konfirmonte hegjemoninë e futbollit spanjoll.
“Të gjithë dëshirojmë një finale mes Realit dhe Barçës. Në këto vite të fundit, për më shumë se një dekadë, ka pasur një hegjemoni të ekipeve spanjolle në Evropë, pasi atyre i janë bashkuar skuadra si Vijareal, Deportivo La Korunja apo Sevilja që i kanë ndihmuar në një arritje të tillë”.
“Një finale evropiane mes Real Madrid dhe Barcelonës do të jetë e shkëlqyer edhe për faktin se pjesa më e madhe e lojtarëve janë pjesëtarë të ekipit kombëtar dhe një përballje mes tyre do të jetë një hap më shumë për futbollin spanjoll”, ka thënë Del boske./b.l
Realisht te dy spanjollet e kajn shume te veshtire .Shpresoj qe andrrra e Del BOskes te bahet realitet.
Une mendoj se eshte shume i mundshem superderbi spanjol dhe boteror. Reali e ha me nje kafshate Borusian, si ne Gjermani ashtu edhe ne Spanje, Barcelona ka perballe nje skuader cinike qe te godet kur me pak e pret. Si potencial Barcelona eshte me lart se Bajerni, por ne te dyja ndeshjet percaktuese do te jene dy faktore: zgjedhja e formacionit nga Vilanova dhe perqendrimi ne fushe(sidomos ne mbrojtje). Nese kesaj do t’i shtoje edhe ndonje goditje nga lart, duke pare qe zoterimi i topit do te jete te pakten 2/3 e ndeshjes i Barcelones, atehere Bajerni do te kapitulloje pa kushte!
Te shpresojme qe finalja e madhe te jete Barcelona – Real Madrid !
mbaji endrat te gopi spanjolleve se Reali sdo ket shanc ti afrohet finales O Del Boskes ti je per te shitur qofte por prit dhe flasim…