Gjysma e Serisë A në ndjekje të Armando Sadikut

16 Prill 2013, 11:59Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, që aktualisht luan në Zvicër për Luganon, ndiqet nga gjysma e Serisë. Kjo është bërë e ditur nga ana e menaxherit të futbollistit, Sokol Haxhia, i cili ka konfirmuar ndërkohë edhe interesimin e brazilianëve të Korinthias për Sadikun.

E kam lexuar edhe unë ditët e fundit këtë histori rreth një kontakti mes presidentit të Luganos dhe përfaqësuesve të kompanisë. Por të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi për momentin me ne nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta”.

“Korinthians është një skuadër e madhe. Nga ana jonë dyert janë të hapura për një marrëveshje të mundshme, pasi ky është një klub shumë i rëndësishëm. Por e përsëris se për momentin nuk ka pasur kontakte të reja”.

“Në janar e kërkoi Siena? Siena dhe jo vetëm ajo! Me përjashtim të Milan, Juventus, Inter dhe Roma, të gjithë klubet e tjera e kanë monitoruar në vazhdimësi lojtarin. Por blerja e tij është e lidhur me pasaportën e ekstrakomunitarit që ka, pasi është futbollist shqiptar. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë në ditët në vazhdim, pasi për momentin diskutimet nuk kanë shkuar më shumë se interesimi për një transferim të mundshëm gjatë verës”, ka thënë Haxhia./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje