Hodgson: Si mund ta quajmë kampionati anglez, kur në të luajnë vetëm të huajt

17 Prill 2013, 19:25Sport TEMA

Tekniku i kombëtares britanike, Rei Hodgson, është i shqetësuar me faktin se në kampionatin anglez luajnë shumë futbollistë të huaj. Ai ka thënë se kjo gjë do të ketë pasoja të rënda për futbollin anglez, ndërsa pyeti se si mund të quhet kampionat anglez, kur në të ka shumë pak futbollistë anglezë.

“Një numër i madh i skuadrave që kam ndjekur kohët e fundit, në formacionet e tyre nuk kanë pasur futbollistë anglezë.

Më shumë se dy e treta e lojtarëve në Premier Ligë nuk janë anglezë, prandaj është vështirë që kjo ligë të konsiderohet angleze”, ka thënë Hodgson.

Gjatë këtij sezoni, skuarda e Uigan ka thyer një rekord, duke qenë se për 16 ndeshje radhazi, nuk ka pasur asnjë futbollist anglez në formacionin titular. Fulhem e ka bërë këtë gjë në katë ndeshje, ndërsa Arsenal e Uest Bromuiç në një ndeshje./b.l

2 komente në “Hodgson: Si mund ta quajmë kampionati anglez, kur në të luajnë vetëm të huajt”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Kjo eshte uefa, qe shaketrroi futbollin ne Europe, ku shume kombetare sot jane ne pike te hallit se skane lojtare yje se yjet i blejne te gatshem.
    Doni te rregulloni dicka, mos lejoni qe nje skuader te bleje me shume se dy lojtare te huaj.

  2. totila says:

    “horri i bulevardit ” ,ne nuk na degjon njeri por totila eshte totalisht me mendimin tend .Mercenari ngelet mercenar ,Doni me tipiket si lojtar megjithese eshte i mire ,IBRAHIMOVIC ,qe ne kete moshe nuk ka ngritur kurre lart nje champions league .Nje trajner rrugac ,qe bredh si qeni per kocka ? Ju e dini mendimin tim . Nuk po ja ze emrin ne goje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje