Sezoni i shkëlqyer nën drejtimin e Malagas ka bërë që Manuel Pelegrini të jetë një nga kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Çelsit. Mediat britanike bëjnë me dije se tashmë kanë nisur bisedimet mes drejtuesve të ekipit londinez dhe përfaqësuesve të teknikut 59-vjeçar.
Vetëm se, menaxheri i spanjollit, Hesus Martinez, ka thënë se për të marrë trajnerin nga Malaga, duhet paguar më parë klauzola e largimit të tij.
“Manuel ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2014 dhe një klauzolë largimi prej 3.5 milion eurosh. Nëse kontaktojmë me Çelsin, Romën, apo Mançester Sitin nuk ka rëndësi, të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ekzistencën e një klauzole të tillë”, tha ai./b.l
trainer shume i mire eshte intelektual dhe njeri serioz,ka bere pune shume te mire me vilareal dhe malaga,dhe tek reali po mos kish fitu barca me golin e ibres ne fazen e pare sdihej si do shkonte kampionati,se dhe barca nuk ishte kaq e tmerrshme ateher,uroj ti ece atij dhe celsit se abramovicin e kam qef se eshte i apasionuar..
Per nga serioziteti ,”padukshmeria” ,puna e persosur teknike qe ben ,une per te kam konsiderate te larte . Eshte nje nga trajneret e pakte me serooz me te afte tekniksht ,me intelektual ,me njerezor e qarkullim .
Trajner qe ka treguar se di te drejtoje ekipe te medha!Por qe te punosh te Chelsea mendoj se duhet te flasesh Anglisht,per ndryshe nuk je eficent ne 100% tend,komunikimi direkt me lojtaret ne gjuhen e pershtatshme qe kuptohet nga te dyja palet,arrihet ne mesazhin e duhur,fundja trajneret prandaj quhen te tille,qe te motivojne lojtaret,dhe ti komunikojne atyre ate per te cilen ata mendojne se te con drejt fitores,perndryshe me nje ndermjetes,sic jane perkthyesit do ishte nje vetvrasje,per kete dhe vete Anglezet jane koshient.