Terri i tërbuar me Benitez: Nuk jam i dëmtuar dhe stërvitem shumë mirë

19 Prill 2013, 11:52Sport TEMA

Që me ardhjen e Rafa Benitez në stolin e Çelsit, Xhon Terri e ka parë vetën më shumë në stol se sa në fushën e lojës. Fillimisht shkak për këtë është bërë një dëmtimi i kapitenit të londinezëve, por ai është rikthyer nga ky dëmtim që prej 12 janarit.

E megjithatë, Benitez në të shumtën e rasteve e ka lënë në stol, duke thënë se Terri ka pasur probleme dhe nuk është stërvitur mirë për shkak të dëmtimit.

Kjo duket se e ka tërbuar Terrin, i cili nuk ka mbajtur më dhe ka thënë se nuk është i dëmtuar dhe po stërvitet shumë mirë.

“Dua të sqaroj gjërat, jam në gjendje të mirë dhe po stërvitem çdo ditë, ashtu siç ka ndodhur në tre muajt e fundit. Unë mund të luaj pa problem 2 apo edhe 3 herë brenda javës”, ka thënë Terri, që në ndeshjen e mesjavës kundër Fulhem shënoi dy gola./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje