“Vilanova është shumë më i mirë se Guardiola”

19 Prill 2013, 18:31Sport TEMA

Zëdhënësi i Barcelonës, Toni Freixa, i ka habitur të gjithë, teksa ka deklaruar se Tito Vilanova është shumë më i mirë se ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. Sipas tij, Vilanova është më i mirë në të gjitha aspektet, duke nisur që nga ai human.

“Tito i fiton të gjitha krahasimet me Guardiolan, edhe aspektin human gjithashtu.

Kur u prezantua si trajneri ynë i ri, ai tha se nuk duhet të krahasohet me Guardiolan, pasi do të humbte. Unë nuk pajtohem, sepse unë besoj se ai është më i mirë në të gjitha aspektet”, ka thënë në mënyrë të befasishme zëdhënësi i Barcelonës.

Vilanova e ka vitin e parë që drejton Barcelonën dhe deri më tani ka fituar praktikisht titullin kampion dhe është në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve. Guardiola ndërkohë, në vitet që drejtoi Barcelonën, arriti të fitonte gjithçka të mundshme, duke i kthyer katalanasit në ekipin më të frikshëm në botë dhe ndoshta më të mirin në historinë e futbollit./b.l

6 komente në ““Vilanova është shumë më i mirë se Guardiola””

  1. TOTILA says:

    Turp, turp, turp…jane kthyer ne d.egjenerate si ekip, shajne dhe Guardiolen tani…Vilanova ndoshta do shiste fara po te mos ishte per Guardiolen.
    Ktheu more Laporta dhe beja rup sup ketyre te d.egjeneruarve me ne krye Sandro Rosell…jane bere ekip i neveritshme dhe i sperdhjetur…ah cdo ti p.alloje koke e kembe ai Bayerni.

    Turp Vilanova, Turp Rosell, Turp Barcelona

    1. ssss says:

      Ia do puna te ngrejne trajnerin aktual. Keshtu ai do punoje me shume dhe lojtaret do e degjojne me shume. Mendoj qe keshtu veprohet gjithandej.

    2. Ben Chicago says:

      Natyrisht,shikoje mot Guarrriollen me Bajernin.

  2. TOTILA -numero uno - number one ! says:

    Nuk arrij qe te kuptoj pse doni qe te me ngaterroni mua me te tilla komente ! Sidoqofte perdorimi i NICKUT tim nga te tjere mua faktikisht m’i ngre vlerat ,dhe tregon qe ju doni te me fusni ne “LUFTE ” ,jo vetem me kundershtaret qe sic thone shkodranet ” MA NJOHIN TE RAMEN “,por dhe me ata qe une jam ne kete forum “MIQSOR ” .

  3. TOTILA -numero uno - number one ! says:

    Nuk arrij qe te kuptoj pse doni qe te me ngaterroni mua me te tilla komente ! Sidoqofte perdorimi i NICKUT tim nga te tjere mua faktikisht m’i ngre vlerat ,dhe tregon qe ju doni te me fusni ne “LUFTE ” ,jo vetem me kundershtaret qe sic thone shkodranet ” MA NJOHIN TE RAMEN “,por dhe me ata qe une jam ne kete forum “MIQSOR ” . Nuk kam per te shtuar asgje per kete lajm ,sidomos ne kete “SPUSTOM”, sic thote RUSI ,ose ne kete shterpesi lajmesh .”KUNDERSHTARET ” e mi e dine, dhe une ua kam bere te qarte qysh se eshte hedhur shorti per Gjysem -finalet ,qe une nuk do te komentoj per takomet te dyja si per BARCEN apo dhe per REALIN .Ju lutem mos me involvoni mua ne diskutime boshe qe rrjedhin nga hemisferat tuaja qe ne vend te materialit MENDOR dhe INTELIGJENT jane te mbushur me kashte dhe BYK . Ju faleminderit per mirkuptimin .Ju harroni nje gje qe :stili im sikunder i cdo njerit eshte specifik ,prandaj mos perhapni re te zeza ne nje qiell te paster!

  4. ssss says:

    Ia do puna te ngrejne trajnerin aktual. Keshtu ai do punoje me shume dhe lojtaret do e degjojne me shume. Mendoj qe keshtu veprohet gjithandej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje