Robin Krasniqi ka vendosur të tallet me rivalin e tij të radhës, kampionin e botës, Natan Kleverli, duke i bërë dhuratë atij një fund. Boksieri kosovar më në fund ka mundësinë të luftojë për titullin ndaj mbajtësit të brezit në WBO për peshat deri në 79 kilogram, pas shumë shtyrjeve të njëpasnjëshme të kësaj sfide.
Ndaj ai është përpjekur ta festojë në mënyrë shumë origjinale, duke i dhënë uellsianit një fund ku shkruhej “Princesha”. Kleverli e ka pranuar me humor këtë gjest, por më pas nuk ka ngurruar të lëshojë kërcënime në adresë të boksierit kosovar që garon për Gjermaninë.
“Ndoshta do ta vesh në ring të shtunën këtë fund, por ai do të duket shumë keq kur një djalë me fund ta rrahë në ring. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi ka kundërshtarë që vijnë të uritur për të më marrë titullin. Flitet për unifikimin e titujve ndaj Hopkins, por unë nuk shoh aq larg. Më parë duhet të merrem me Krasniqin. Ai është një boksier i mirë dhe jam i përgatitur për këtë ndeshje”, tha Kleverli që ka qëndruar pushim që në tetor për shkak të problemeve fizike.
Ndërkohë, Krasniqi është shfaqur mjaft i vendosur që të shfrytëzojë në maksimum shansin që i është dhënë për të arritur në majën e boksit botëror, pasi ka fituar 38 takime radhazi.
“Nuk kam ardhur këtu për pushime, kam ardhur për të fituar titullin. Kur të kthehem përsëri në Londër, do të them se 20 prilli është dita ku unë fitova luftën. Kam shumë respekt për Natan, ai është kampioni i botës, por unë do të kthehem në Gjermani me brezin e kampionit. Dukej sikur nuk e dëshironin një sfidë të tillë, por tani jemi këtu dhe askush nuk mund ta shmangë”, tha boksieri kosovar që ka pritur me padurim këtë mundësi prej rreth një viti./lajmeshqip
who cears,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,???/
Who cares…….. O gjeni Skenderi para se te hiqesh si bythe e zgjuar
PO A U NDESHEN,APO JO?
SE THANE QE ISHTE PER TE SHTUNEN,RINGU-DT 20-4-2013!