Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo momentalisht janë dy futbollistët më të mirë në botë, kundërshtarët e të cilëve e kanë shumë të vështirë t’i ndalojnë pa ndërhyrje të ashpra. E megjithatë, nuk janë ata të dy që kanë pësuar më shumë ndërhyrje të rënda gjatë këtij sezoni.
Në krye të renditjes së lojtarëve që kanë pësuar më shumë faulla në Europë është mesfushori i Bolonjës, Alesandro Diamanti, që ndiqet nga Diego i Volfsburg dhe Kruse i Fortuna Duseldorf.
Të dhënat janë bërë publike nga kompania e grumbullimit të statistikave sportive “Opta”./b.l
Renditja e lojtarëve që kanë pësuar më shumë faulle në këtë sezon:
123 Alesandro Diamanti (Bolonja-Serie A)
100 Diego (Volfsburg-Bundelsiga)
99 Robi Kruse (Fortuna Dyseldorf-Bundesliga)
93 Françesko Toti (Roma-Serie A)
93 Stefan Kisling (Bajer Leverkusen-Bundesliga)
90 Huan Kuadrado (Fiorentina-Serie A)
88 Pablo Barrientos (Katania-Serie A)
72 Lionel Mesi (Barcelona-La Liga)
70 Kristiano Ronaldo (Real Madrid-La Liga)