Fabregas: Po mundohen t’i heqin vlera titullit kampion

21 Prill 2013, 15:26Sport TEMA

Mesfushori i Barcelonës, Cesk Fabregas, ka qenë protagonisti i fitores 1-0 ndaj Levantes pasi ishte goli i tij që i dha tri pikët katalanasve duke i afruar më shumë me titullin kampion. Por futbollisti ka akuzuar mediat dhe rivalët e skuadrës së tij se po mundohen në të gjitha mënyrat të ulin vlerat e fitores së titullit nga ana e Barcelonës.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, kemi punuar shumë për të, edhe pse shumë njerëz duan të bëjnë të duket sikur ky kampionat nuk është i rëndësishëm. Kampionati është turneu të cilit i dedikojmë më shumë kohë, ndaj është më i rëndësishmi për ne”, theksoi ai.

Megjithatë, mesfushori ka pranuar se edhe për të, turneu më i veçantë mbetet Liga e Kampioneve, një trofe të cilin dëshiron ta fitojë medoemos.

“Kur mbaron sezoni dhe sheh se pjesën më të madhe të ndeshjeve e ke luajtur në kampionat, e kupton rëndësinë e tij. Por për mua vazhdon të jetë një objektiv shumë special trofeu i Ligës së Kampioneve. Tani kemi Bajernin dhe ishte e rëndësishme të shkonim me një fitore përballë tyre. Nuk kam dëgjuar as që ata janë favoritë në këtë ndeshje e as ne. Kjo do të jetë ndeshja më e madhe e sezonit”, parashikoi mesfushori i katalanasve.

6 komente në “Fabregas: Po mundohen t’i heqin vlera titullit kampion”

  1. TOTILA says:

    Ore Qesk cka je tuj thane. Nja Barcelona ashte ekipi ma i forte na bote. Qi ata nga madrileni se jan tuj thane kushe mar burr. Jena perpara Qesk e kean me fitue ene liqen e kompjoneve. Forqa Barqa Forqa Qesk

    1. tony says:

      Bravo Totila per shqipen qe shkruan..??!!

  2. arjan says:

    Mëso të shkruash shqip njëherë, me sa duket ju nga Shkumbini e sipër nuk e dini se në alfabetin shqip ekziston edhe shkonja Ç

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! says:

    Une ne fakt ndjej kenaqesi kur dikush mban ose perdor “NICKUN “tim. Nuk dua te debatoj me komentuesin E PARE QE HIQET SIKUR ESHTE TOTILA . Por per ironi te fatit ,une ne gramatike kam mare 10 dhe ne provimin pasuniversitar ,sido qe nuk kam mbaruar per mesuesi .Komentuesi mund te jete nga zonat e thella te SHKODRES ,ose matane kufirit ,sepse ka nje perzjerje te dialektit TROPOJAN por dhe atij GJAKOVAR ,ose kinse ka perdorur kete lloj shqipe ,te cale .Une e “meshiroj ” ,si per gjuhen e perdorur ,po ashtu dhe per mendimin qe jep .Nuk kam gje per t’i komentuar CESK FABREGAS-it .ARJAN, gjuha jone ka 36 germa ,si rralle gjuhe ne EUROPE ,por dhe ARMENET kane “C” dhe dine se si t’a ndajne nga “Q-ja “.Armenet ,me qe ra fjala kane 38 GERMA ,dhe pastaj kur thone shkodranet :Prite zot rrezikun ” ,disa gjuhetare duan te na fusin dialektin GEGERISHT tani pas 70 VJETEVE !! Mos qofte e thene .

  4. realisti says:

    Cesk ne andej nga jugu i themi; “mos u mburr mos u levdo,neser mbrema do te shoh”,trasmetoja edhe pak totilles!

  5. o says:

    po R ekziston?mos e harro here tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje