De Biasi takon Mustafin për ta bindur të zgjedhë Shqipërinë

20 Prill 2013, 12:04Sport TEMA

Fakti që përfaqësuesja shqiptare është kthyer në një pretendente për t’u kualifikuar në Botërorin 2014, ka shtyrë trajnerin De Biasi që të vazhdojë të kërkojë “përforcime” për kuqezinjtë. Kjo është arsyeja pse tekniku italian ka qenë dje në stërvitjen e Sampdorias, për të takuar mbrojtësin kosovar Shkodran Mustafi, me shpresën për të bindur këtë të fundit të veshë fanellën kuqezi.

Mbrojtësi 21 vjeçar ka fituar më shumë hapësirë në radhët e kësaj skuadre në javët e fundit, ndërsa në këtë sezon regjistron deri tani 12 ndeshje të luajtura me ekipin italian. Kosovari ka pasaportë gjermane dhe ka luajtur me kombëtaret U-17 dhe U-19 të Gjermanisë. Por pas kalimit në radhët e Evertonit në Angli, karriera e tij nuk ka shkuar siç shpresonte dhe deri tani ai është injoruar plotësisht nga përfaqësueset e moshave të Gjermanisë. Kjo ka shtyrë trajnerin italian të përfaqësueses shqiptare të shkojë ta takojë atë dhe të kërkojë ta bindë të veshë fanellën kuqezi, mundësisht që në ndeshjet e radhës.

Futbollisti ka premtuar se do të mendohet rreth këtij opsioni mjaft interesant që i është shpalosur nga trajneri i kombëtares shqiptare, iu cili shpreson që përgjigja e mbrojtësit 21 vjeçar të jetë pozitive dhe të bëhen sa më shpejt procedurat e pajisjes së tij me pasaportën shqiptare. Në këtë mënyrë, ai do të ketë një alternativë më shumë në ndeshjen kundër Norvegjisë, ku do të mungojnë dy elementë shumë të rëndësishëm të prapavijës, Cana dhe Lila./lajmeshqip

 

6 komente në “De Biasi takon Mustafin për ta bindur të zgjedhë Shqipërinë”

  1. ilir says:

    Nuk jane zjedhje te lehta keto,te shpresojme qe shkodrani te vlersoj sinqeritetin e de blazit dhe ta kapi kete rast…..shqiperia ka nevoje per shqiptar

    1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

      Shpresoj qe ky djalosh me emrin e bukur “Shkodran”,dhe qe luan ne pozicionin e mbrojtesit tek Sampdoria,e ka kuptuar qe me mbrojtesit aktuale qe jane thirur ne kombetaren e Gjermanise,nuk mund te konkuroje. Jo se Shkodrani nuk luan bukur,por ata jane afirmuar si te tille,dhe moshen e kane akoma te re.

      Do te ishte fat per kete djalosh qe,pasi nje dere ku troket nuk hapet,te gjeje te hapur nje dere tjeter,e cila e pret krahehapur si birin e vete.

      Ky eshte nje fat qe jo te gjithe futbollistet ne bote e kane,sepse rralle ka futbolliste qe presin te thirren nga 2 kombetare.

      MIRESE ERDHE SHKODRAN!!!!

  2. Kaqaniku says:

    Unë mendoj se Shkodrani nuk do e koritë emrin e bukur SHKODRAN dhe do te luaj për Flamurin Kombëtarë……

  3. durrsaku says:

    ka dhe 1 mundesi tjeter , qe te mos lozi hic se x kombetaren gjermane as qe behet fjal qe keta lojtar medioker te lozin…..

  4. Fllad says:

    De Biasi besimin te plote tek ata qe zgjedh, se do ti sherbejne, deri ne fitore, kam besim tek De Biazi se Shqiperia do jetoj emocione te pa harushme ne futbollin Shqipetar.Punoni me vetmohim per tu kualifikuar në Botërorin 2014.

  5. bato says:

    Keshtu po shqiperise I duhen mbrojtesa te mire tani me shume se kurre, mos haroni ndeshjen e norvegjise qe edhe pse fituam ne fund te ndeshjes mund te kishim ngrene nja tre gola per faj te mbrojtjes e cila u shpartallu komplet ne fund….hajde me fat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje