Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, ka deklaruar se fitorja 6-1 në kampionat ndaj Hanoverit është shembulli perfekt i alternativave të shumta që ka në dispozicion në këtë sezon. Trajneri la pushim shumë prej titullarëve si Shvajnshtajger, Manxhukiç dhe Lahm në këtë sfidë, duke i ruajtur ato për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në mesjavë ndaj Barcelonës.
Por edhe me lojtarët që janë cilësuar “zgjedhje të dyta” gjatë kohëve të fundit, Bajerni ka vazhduar serinë e fitoreve që i mundësoi të barazonte rekordin e pikëve në një sezon në Bundesligë me 81 të tilla, ndërsa kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur.
“Praktikisht, dua të them se ndeshja e sotme ka treguar se unë nuk kam një “Ekip B”, por vetëm një “Ekip A”. Mënyra se si u arrit kjo fitore tregon sa alternativa kemi në ekip dhe dëshirën e çdo lojtari për të luajtur”, tha Heinkes pas ndeshjes.
“Të gjithë lojtarët tanë janë në gjendje të luajnë në nivele të larta dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ne në këtë sezon, arsyeja kryesore pse kemi fituar titullin kampion”.
Bajern është finalist i Kupës së Gjermanisë, ndërsa luan të martën sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës.
Nuk eshte njelloj me Barcen; Nese nuk luan Messi, Kxavi apo Iniesta … shnderrohet ne ekip te dores se dyte ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
ne fakt ka te drejte qe ska e kipa te dyte se ska as te pare,sa per barcen pa mesin ka bo 3 fitore pa honger ansje gol
o ExPert sa per barcen pa mesin ka mar nje kup bote dhe nje europe or kodosh. kombetaria e spanjes eshte barcelona pa mesin or pall
Po me gjithe rrespektin per HEINKES,dhe punen qe ai ka bo me BAYERN,por me sa po kuptoj,i paska hyp icik vetja ne qejf.
BARCELONA ,pa MESSIN ka mare 2 kampionate EUROPIANE dhe nje KUPE BOTE ,por BAYERNI i sivjetshem te fut friken ,nuk ka qene keshtu as ne kohen e UDO LATEK-ut ,sido qe ne ate kohe ata arriten te marin shume trofe .
Or ju tifozet e semure te Barces, po nuk luajti Mesi me Bajernin, filloni mendoni per Championsin e rradhes, se nga ky i tanishimi, i late duart. Pse ca mendoni ju, se do luaje me Saragozen Barca apo me Levanten, qe shpresokeni te fitoni edhe pa Mesin ne ekip juve.