Sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, është në telashe, pasi në takimin e djeshëm kundër Çelsit, ka kafshuar mbrojtësin serb Ivanoviç.
Gjesti nuk është parë nga arbitri, që nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij, por duket se një gjë të tillë do ta bëjë Federata angleze e futbollit.
Suarez përveçse kafshoi mbrojtësin serb, shkaktoi edhe një penallti, ndërsa në minutën e ’96 shënoi golin e barazimit.
Për Suarez kafshimi nuk është një gjë e re, pasi këtë gjest ai e ka bërë edhe me mbrojtësin e PSV-së, Bakal, gjatë kohës që luante për ajaks. Atëherë ai u pezullua me 7 ndeshje në kampionat, ndërsa u dënua edhe nga ajaks.
Suarez ndërkohë, i ka kërkuar falje mbrojtësit serb për gjestin e tij.
“Kam folur me Ivanoviç në telefon dhe munda t’i kërkoj drejtpërdrejt falje atij. Faleminderit që pranove këtë shfajësim”, tha suarez./b.l
Gjynah do na jene merzitur himarjotet e rikes
Kete Suarez ta bejne kryetar bashkie ne Himare…