Ibra i hap rrugën rikthimit tek Juvja: Një nder interesimi i tyre ndaj meje

22 Prill 2013, 10:57Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç do ta pranonte me kënaqësi një rikthim tek Juventusi. Sulmuesi suedez është shprehur se për të është një nder, nëse bardhezinjtë interesohen për një rikthim të mundshëm të tij në Torino.

“Juve? Do të ishte një nder nëse më kërkojnë. Është një klub fantastik, me një skuadër të madhe dhe një projekt të madh”, ka thënë Ibra pas ndeshjes së djeshme me Nisën.

Rikthimin e tij e paralajmëroi edhe agjenti i vet, Mino Raiola, një ditë më parë.

“Ibra te Juventus? Atyre u mungon një lojtar elite në sulm dhe unë e ai jemi tashmë në tren, kush do të na bashkohet është i mirëpritur. Gjashtë muaj më parë, kalimi i Balotelit te Milani dukej i pamendueshëm por më pas kuqezinjtë bënë sakrificën e duhur në momentin e duhur”, tha Raiola.

Tashmë pritet vetëm hapja e merkatos, për të parë nëse Juvja do të pranojë të rikthejë suedezin, duke qenë se dëshira e këtij të fundit për një rikthim dhe menaxherit të tij, është shumë e fortë./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje