Van Persi: Kam pritur gjatë për titullin tim të parë

23 Prill 2013, 10:54Sport TEMA

Mançester Junaited ka fituar titullin e 20, pas fitores 3-0 me Aston Vilën, me golat e shënuar nga ana e holandezit Robin Van Persi. 29-vjeçari është shprehur shumë i lumtur, pasi ky është titulli i tij i parë.

“Mu desh të prisja kaq shumë për këtë titull të parë kampion dhe është një ndjesi e mrekullueshme. Kemi një skuadër fantastike me lojtarë fantastikë. Nëse sheh secilin prej lojtarëve, ky është një titull i fituar për secilin prej tyre, stafin, trajnerin apo lojtarët. Ky është titulli ynë i 20-të dhe e kemi merituar plotësisht”, tha Van Persi, që ka folur edhe për golin e tij të dytë, një kryevepër që shihet rrallë në futboll.

“Nuk ka rëndësi kush shënon, për sa kohë që fitojmë ndeshjet. Ishte fantastike që shënuam që në minutat e parë dhe ishte një fitore e shkëlqyer në një ditë fantastike futbolli. Goli i dytë ishte nga më të bukurit që kam shënuar por kjo nuk kishte rëndësi në këtë ditë. Ishte një gol i pabesueshëm, por më parë ishte një pasim fantastik i Runit dhe mua mu desh të gjeja kohën e duhur për të goditur topin që me pak fat përfundoi në rrjetë”./b.l

3 komente në “Van Persi: Kam pritur gjatë për titullin tim të parë”

  1. Red Devils says:

    Sivjet ishte ekipi me i mire ne Premier League, e meritonte kampionatin,por fati nuk ishte me ne, ne Champios League.

  2. arion says:

    dua te aplikoj per nje bilete per ne spanje ne ndeshjen boorisa durtmund vs real madrid

  3. arion says:

    van persi dua te pyes pse nuk shkove ne real madrid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje