Bajerni i papërmbajtshëm edhe në merkato, firmos me Mario Gëtze

23 Prill 2013, 10:56Sport TEMA

Bajern Mynih ka bërë një goditje të bujshme dhe të papritur ne merkato. Revista e njohur gjermane “Bild” bën me dije se bavarezët kanë marrë mesfushorin e talentuar të Borusia Dortmund, Mario Gëtze.

Mesfushori gjerman ka një kontratë me Borusian deri në vitin 2016, por në të parashikohet se mund ta blejë cilido klub, nëse paguan 37 milionë euro. Dhe, Bajern do e paguajë këtë shifër.

Lajmi u konfirmua ditën e sotme edhe nga ana e klubit të Borusia Dortmund. Ata thanë se janë të zhgënjyer me vendimin e Gëtze për t’u larguar, por kanë kërkuar nga tifozët që ta mbështesin lojtarin gjatë ndeshjes me Realin. Përveç Gëtze, nga Borusia pritet që të shkojë tek Bajerni edhe sulmuesi polak Robert Levandovski, çka bën që klubi nga Dortmundi të dobësohet ndjeshëm për sezonin e ardhshëm./b.l

6 komente në “Bajerni i papërmbajtshëm edhe në merkato, firmos me Mario Gëtze”

  1. haha says:

    Haha,kur ta haje kacarumin sot…

  2. MALUA says:

    Po del ne pah dhe Rilindja e Guardioles si ajo e Rames . D.m.th Bayerni po na del si Reali i msdridit qe bleu lojtare nga e gjthe bota .Jo mor jo nuk e mban eren shtepia me kallama .

  3. bobi says:

    Gotze ka qen ne plan te Bayernit. Madje po mos ishte klauzola me te drejte largimi nuk do firmoste me Dortmundin.
    E dyta ai nuk po shkon te luaj me Leccen,por me Bayernin superfuqi ne gjermani dhe ne europe.
    E treta, Gotze ka lindur ne bavari, ne landin ku eshte dhe Mynichu.
    E katra, Eshte lojtari i pare qe ka kerkuar Guradiola. Pasi Guardiola parapelqen lojtar qe mbajn topin afre,teknik dhe te shpejte.

    Kurse Malua na del na flet si profesor futbolli dhe sja ka haberin fare.

  4. Borusia D vs Bajern si Real vs Barcelona says:

    Mos besoni gazeten BILD, ne mos edhe perkthyesin prej saj!

    Eshte krejt e pamundur, impossible, qe Borusia t’i shes dy lojtaret e saj me te efektshem, e kujt rivalit te saj te pare! Never!

  5. totila i vertete says:

    “HORRI i BULEVARDIT “.Nuk kam me fjale per te thene .BAYERNI E DEGJENEROI EKIPIN TIM TE ENDRRAVE . Ju uroj qe te fitoni CHAMPIONS LEAGUE .Urgjentisht BARCELONES I duhet qe te nderrij trajnerin dhe te marre nje ITALIAN ,dhe duhet nje revolucion me rrenje .Mu duk sikur pashe FANTAZMAT E GERD MULLERIT ne fushe .Nje gje po me mundon ,pse duhet ABAYERNI TE marr Guardiolen ,sepse JUP HEINCKES eshte nga ajo gjene rate e LAVDISHME E KOMBETARES SE FRIKESHME TE NAZIONAL MANSCHAFTIT .TURP per barcelonene

  6. totila i vertete says:

    “HORRI i BULEVARDIT “.Nuk kam me fjale per te thene .BAYERNI E DEGJENEROI EKIPIN TIM TE ENDRRAVE . Ju uroj qe te fitoni CHAMPIONS LEAGUE .Urgjentisht BARCELONES I duhet qe te nderrij trajnerin dhe te marre nje ITALIAN ,dhe duhet nje revolucion me rrenje .Mu duk sikur pashe FANTAZMAT E GERD MULLERIT ne fushe .Nje gje po me mundon ,pse duhet ABAYERNI TE marr Guardiolen ,sepse JUP HEINCKES eshte nga ajo gjene rate e LAVDISHME E KOMBETARES SE FRIKESHME TE NAZIONAL MANSCHAFTIT .TURP per barcelonen, qe luajti aq dobet .Me duhet te them se futbollit te saj i eshte gjetur ilaci ,ashtu sic ja gjeti ilacin BAYERNI AJAXIT ne vitet e largeta ’74-76 .Sinqerisht i uroj sukses bayernit .Kam mendimin qe dhe ne se REALI DEL NE FINALE ,DO HUMBAS ME KETE EKIP TE VENDOSUR NE MENYRE PERFEKTE NE PUNE .Sot nuk munda t’a shikoj pjesen e pare .Kritikuesit e mi e kane gojen te hapur dhe te thone cfare te duan .Cdo fillim e ka nje fund .VILANOVA ME SA DUKET PO SHKON DREJT SHUARJES (vdekjes ) sepse deri me sot nuk ja ka gjetur dot njeri dhe shkenca shpetyimin KANCERIT .Por sinjalet e saj u dhane qe me MILANIN . BARCELONA U TURPERUA ME KEQ SE HUMBJA me MILANIN ne 1994 kur “GJENIU ” SAVIECIEVIS shenoi atye gol qe do te mgahet mend gjate . GJERMANET U SUALLEN SHUME FISNIK NE FUSHEN E LOJES .Sinqerisht URIME !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje