Drejtuesit dhe lojtarët e Bajernit janë shprehur shumë entuziastë pas fitores së madhe kundër Barcelonës, duke thënë se as vetë ata nuk e besonin të fitonin me këtë rezultat dhe të bënin një ndeshje kaq të mirë.
Jup Heinkes: “Kemi luajtur futboll të shkëlqyer gjatë të gjithë vitit pasi uria për sukses është e jashtëzakonshme pas dy viteve të fundit pa trofe. Skuadra jonë përdori në mënyrë brilante taktikën. Ne vrapuam dhe luftuam, shenjë e forcës dhe klasit tonë”.
Karl Heinz Rumenige: “Kemi fituar 4-0 ndaj skuadrës më të mirë në botë. Kjo është si një ëndërr. Luajtëm shumë bukur, nuk i dhamë shumë raste kundërshtarëve tanë. Nuk mendoj se Barça ka pasur ndonjë ndeshje ku ka krijuar kaq pak raste. Tomas Myler zhvilloi një ndeshje fantastike. Unë vazhdoj të mendoj se Mesi është numri 1 në botë, por nuk mendoj se në këtë ndeshje ishte në formë për të luajtur”.
Tomas Myler: “Nuk jam ëndërrimtar ndaj nuk do të ëndërroj. Le të themi se nuk e prisnim të fitonim 4-0, por vrapuam aq shumë dhe krijuam aq shumë raste, ndaj sigurisht që do ta cilësojmë një rezultat të mirë. Por nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në ndeshjen e kthimit. Mendoj se fusha e tyre është pak më e madhe dhe do të na bëjnë të vrapojmë pak më shumë, por 4-0 është rezultat fantastik. Shumë gjëra mund të ndodhin në një natë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.
Manuel Nojer: “Jemi një skuadër e bashkuar me shumë cilësi. Humbjet e sezonit të kaluar na kanë ndihmuar të bashkohemi. Ne po i gëzohemi kësaj nate por duhet të jemi të kujdesshëm. E dimë që në “Kamp Nou”, Barcelona ka luajtur disa ndeshje të mëdha”.
Filip Lahm: “Sigurisht që e di se çfarë ndodhi sot! Paraqitja jonë mbrojtëse ishte thuajse pranë perfeksionit dhe ky ishte çelësi i suksesit. Golat me goditje standarde nuk janë rastësorë, të gjithë e dimë që Barcelona ka probleme në lojën në ajër.
Arjen Roben: “Kjo është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Fantastike! Është thuajse e pabesueshme se sa mirë kemi luajtur, nuk mendoj se kemi luajtur ndonjëherë më mirë se kaq më parë. Duhet të jemi shumë krenarë pasi ishim dominues në një ndeshje që të gjithë e shihnin me shanse të barabarta për të dy skuadrat. Barcelona ka dominuar Evropën në 5 vitet e fundit dhe t’i mundësh ato në këtë mënyrë të jashtëzakonshme duhet të na bëjë shumë krenarë”./lajmeshqip
Bravo o Panzera , i keni Legenos spanjollt shume keq !
Ma merr mendja se do ti Legenosni edhe ne Camp Nou !
Bayern beri dy gola te parregullt qe dukeshin hapur fare
….
Nderkaq qe Barca nuk ka trajner –Trajneri Barces e mbante topin ne mes te fushes dhe kerkonte te hshkonte ne sulm me pasa te shkurtera .Mirpo kur e shikon qe nuk te ecen ne kete menyre ndrysho taktike,perdor topat e gjate ne anesore,, ose hidhe topin ne qender dhe zhvendose lojtaret ne gjysem fushen e kudnershtarit
Lojtaret e Barces qendronin ne mes fushe –Ata nuk shkonin as ne sulm dhe as ne mbrojtje _-Topin e loznin vetem ne mesfushe sikur ishin ne fitore dhe kerkonin te vononin lojen
__Trajneri eshte gjysma e ekipit _-Gjermanet kane trajner te shkelqyer
O Raimond, mos u lodh duke dhene skema taktike per lojen e Barces. Nje gje eshte e qarte, se ajo menyre loje, tiki/taka i thone, po une e quaj cic/mic, nuk pi me uje, ca me pak ne takime te tilla.
Jo ore nuk e pelqej aspak ate lloj loje ,sidomos kur je ne humbje,por trajneri Barces me cuditi me pa aftesine e tij per gjera qe duken…dhe si ka mundesi qe ai nuk perdori ndonje variant tjeter per te dale nga gjendja bllokuese ku e futi Bayern
Bayerni e meritoi fitoren ne te gjitha aspektet,per prekjet e topit me dore nuk fole fare Raimond,apo ato nuk quhen…;-))
Po shkaterrohet ene Reali.
3-1
Hispanik ne panik ?
4-1 min 75′
Shume dobet Real & Murinjo.
Nuk paska mesuar asgje nga ndeshjet ne grup!!
Bajern luajti nje ndeshje te madhe, ndaj ekipit me te mire ne bote.
Me duhet te them se kemi tre ekipe tani per tani ne Europe, Bajern-Barcelona-Real.
Bravo Byern keni ba nji neshje fantastike ,mram tu pa neshjen mu kujtu neshja e dates 18 maj 1994 ku Barcelona e Johan Cruyff ka lujt ne finalen e liges kampioneve kunder Milanit te Fabio Capellos ne stadiumin olimpik te Athnes,i cili u mujt po me kete rezultat,saktesisht mas 20 vjetesh Barca munet me ket rezultat ne ligen e kampioneve.Urime Bayern Urime Horri.Shpresoj ne finale te kena Bayern – Real …
Faleminderit madrileni shkodran edhe une te uroj ty sot fat dhe te kemi nje perballje Bajern-Real
Nuk eshte koha qe te risjellim cka ndodhur para 20 vjetesh sepse ne se barcelona u rrah nga milani 4-0 ,po kjo barcelone e mori hakun po 4-0 .
ne se bayerni fitoi 4-0 ,po ky bayern eshte rrahur para 3 vitesh ne barcelone 4-0. me pelqen komenti i filip lahm qe thote se barcelona ka probleme me lojen ne ajer ,sepse ajo e nderton lojen tek pasimet e shkurtera RRAZO TERRA.
i lumte bayernit e tregoi ceshte ne gjendje te beje
Barcelona duhet te ishte eliminuar qe me Milanin, per te mos thene e sigurte me PSG.Si cdo ekip tjeter i madh them se ka ardhur fundi i nje cikli dhe i skemes taktike qe ata perdorin.Bravo Bajern
Nuk ka lidhje detyrimisht me fillimn apo mbarim cikli kjo humbje! Ne historine e liges se kampioneve shume skadra te medha kane pesuar humbje te thella dhe me pas kane arritur te kualifikohenapo te rifitojne sezonin e ardheshem. Reali i Madridit ne kohen e Butragenjos rrihej 4-1 apo 5-1 ne fushen kundershtare e ne ndeshjen e kthimit fitonte 3-0 apo 4-0.
Bayern luajti me mire se Barca dhe pike.
Nje loje mediokre, Bayern meritoi vetem 2 gola, te tjeret ishin komplet te parregullt.
Shpresojme qe Mourinho tua nxije edhe njehere ketyre mendjemedhenjve te Bayern.
FORZA REAL
Ndoshta vjen 1 moment kur per 5 vjet ka mahnit boten me futboll. Je i ngopur dhe nuk ke ma motivimin qe te fitosh.Por pas kesaj humje kritikat vershojn mbi barcelonen.Por kur ndodhin humje kaq te renda duhet pranuar humjen dhe uruar kundershtarin. Jam 1 tifoz i thekur i barcelones dhe personalisht i mesit qe te mrekullon me futbollin qe ben .Un do isha i cmendur po te them se do e rrafim bajernin 5 me 0 ose 6 me 1 qe te shkojm ne wembley. Kyt fitore mun ta arrijn vetem Sali berisha se ai nuk pyt ke ka perball ai mund TE mund edhe Obamen po te kandidoj me te se ai eshte vet zot e vet shkop. Me falni te dashur lexues per ket fraz politike por me djek shpirti per SHQIPERIN qe spo i afrohna kurr evropes Shpresoj qe 1 dit edhe shqipria te ket stadiume terrene e futboll si evropa se shum po shpresojm per stadiumin e kombetares dhe akoma se kemi. Suksese Bajernit megjithse me djeg shum kjo humbje per jet i barcelones kaldrun kopliku
Nuk besoj se eshte Barcelona ekipi me i madh qe ka ekzistuar ndonjehere.
Duke marre ne konsiderate gjithçka perberjen,lojen fitoret.
Nqs kjo Barcelone do ndeshej me AJAX-in e viteve 70, apo Milanin e Sakit apo Kapelos, nuk besoj se do fitonte.
Kur kthehesh dhe rishikon fragmente te lojes se Ajax-it,kur rishikon Milanin, ate skuader te kompozuar ne menyre brilante, ku si askund tjeter eshte gershetuar teknika me pregatitjen atletike dhe fizike, menjehere pa medyshje thua se kjo Barcelone eshte vertet alta moda, por nuk eshte kulmi.
Ajax-i apo Milani dikur, per te mos cituar ndonje ekip tjeter, kete Barcelone do shkoqisnin, do ta shkundnin dhe do ta mundnin ne menyre absolute.
Ne kete kontekst, mund te thuhet pamedyshje, se edhe loja e Ajax-it te Kovaç, apo Milanit te Sakit etj, ishte futboll me i bukur ne gjithe kontekstin e tij.
Megjithate, loja e Barcelones eshte per tu pelqyer, dhe behet kjo me e theksuar vetem sepse ka Mesin.
Sikur ai te mungonte, ose te mos mundej si dje, ajo loje e saj do ishte thjesht nje monotoni e rendomte.
Dhe kur ka Mesin ndonjehere ajo eshte monotone.
Antarit te “Gardes Pretoriane “.I kam jetuar te 2 kohet live si ajaxin kur kam qene ne 8 vjecare ashtu dhe MILANIN . Asnjeri nga keta 2 ekipe nuk ka arritur qe te beje as 10% ate qe beri barcelona per 4 vjet e kusur .
Per me teper MILANI ishte shume e shume poshte AJAXIT . Ah ,po AJAXI per kohen kishte kualitete te medhenj sa me nje te rene te lapsit e “FHIU ” nga faqja e dheut PELEN ne tere kuptimin e fjales .Kurse filozofia e Barcelones shkon pertej imagjinates ,aq sa u deshen mbi 4 vjet per t’a bllokuar dhe jo per t’a hedhur KNOCK DOWN . As AJAXI dhe aq me pak MILANI nuk kishin lojtare kaq spektakolare sa INIESTA apo XAVI kurse sa per MESSIN i cili ka shkelqyer ne menyren me te jashtezakoneshme te mundur ne menyren me konstante qysh prej fundit 2008-2013 ,E THEKSOJ si asnje ne bote ,nuk ka asnje goje te flas .Ju mund te me permendni mua CRUIF ,PLATINI ,kurse une do t’a krahasoja per nga cudirat me MARADONEN ,ai po ,ishte gjigand i vogel dhe i paperseritshem .
Por nuk ka rendesi se edhe MARADONA eshte ARGJENTINAS packa es seshte nga indigjenet vendas dhe jo si MESSI qe eshte ITALO-ARGJENTINAS . Po pse si e doni ju MESSIN qe te luaje pa pushim ne menyre te panderpre .Ja pra dhe ai u lendua dhe lendimi sipas mua eshte i rende dhe ai per mua e ka mbyllur sivjet sezonin dhe duhet t’i lere rekordet e nisura por te pathyera per nje kohe tjeter dhe te dyte .Kam mendimin qe ASNJE sot ne bote ,por edhe pas te pakten 10 vjetesh nuk do te shkelqeje aq sa ai .Perkunder asaj qe ndodhi dje ( ku dhe ai ka pjesen e vet te fajit kolektiv) ,ai ngelet ne nje peme shume te larte sa dhe ashpendi ma EXTREM nuk e arrin dot .
Vetes nuk i ke bere ndonjehere pyetjen nese gëzon monopolin e te vërtetes, te gustove…?
Eshte e drejta jote te pelqesh diçka, po kjo ste jep te drejten tu imponosh te tjereve shijet e tua!
Te minimizosh klasin e Van Basten, Gullit, ti lejosh vetes te krahasosh Piquet me Barezi, apo Alba me Maldinin, Mascherano me Rijkard apo Pedro me Donadoni..
Barcelona eshte ekipi me pak efikas ne Bote. Nese shohim sa here e prek topin Bercelona për te shenuar nje gol, padyshim dhe Kamza ja kalon per efikasitet.
“ARGITA
MOJA LJUBA ,kishje ndonje gje te re per te shtuar nga fronti i lindjes ? .C’fare me permend mua sorrat e ngordhura te se kaluares . VAN -BASTENI ? CHE era una VOLTA ,eshte i vdekur si kufome .A E PE SOT BORUSIAN apo jo 4-1 ,sa per me fillu ,jo keq e… JA PRA DHE RRALI me sa duket po ndjek fantazmen e BARCELONES .Goli i Ronaldos ,po shenohet ne statistike ,por ishte gabimi fatal i HUMELES, projekti i ardheshem i BARCELONES .
Gjume te embel miku im !