“Xhaka te Lacio? Vetëm Zoti e di”

24 Prill 2013, 16:11Sport TEMA

Granit Xhaka ishte një nga blerjet e bujshme të sezonit të kaluar në Bundesligë, por deri më tani ai ka rezultuar një transferimi i dështuar, ndryshe nga kosovari tjetër, Xherdan Shaqiri, që ka bërë paraqitje pozitive.

Për këtë arsye, duket se largimi i Xhakës nga Borusia është një gjë e sigurtë. Për mesfushorin me origjinë kosovare ka shfaqur një interes të fortë Lacio e Igli Tares, por i jati i Xhakës, Ragip Xhaka, që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij, thotë se vetëm Zoti e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm Graniti.

“Granit Xhaka është lojtar i Borussia M’Glabach dhe vetëm Zoti e di se ku mund të luaj sezonin tjetër”, ka thënë ai, duke pohuar se për momentin janë të hapura të gjithë opsionet./b.l

9 komente në ““Xhaka te Lacio? Vetëm Zoti e di””

  1. nje tip says:

    keq s’do bente, te vinte aty

    1. LUIS V. says:

      O Shaban Qosja! Ja vlen qe c’ke me te! I yti mishin ta ha po kocken ta ruan. Harrove si ta fali golin ne Zvicer?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html

    2. raimondi says:

      Graniti eshte shume lojtar i mire po te shkoj tek Lazio do eci shume mire….

  2. Shaban Ariu says:

    PËR ATA FUTBOLLIST QË REFUZUAN KOMBËTAREN SHQIPTARE MENDOJ SE NUK JA VLEN TË SHKRUHET NË GAZETAT SHQIPTARE……..

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ata jane shqiptare dhe jane nderi yne kudo qe te luajne.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Une kam qene nga te paktit ne kete forum qysh prej MAJIT 2012 qe kam qene ,jam dhe do te jem SKEOTIK si per XHAKEN ,SHAQIRIN ,BERHAMIN e co . Nuk me duken lojtare as te mesatares ,por me duken te denje per ekipe te dores se dyte per te mos thene te dores se trete .
    Nuk shikoj as nje avantazh te tyrin qe ta shfaqin ne fushe dhe te bejne diferencen si lojtaret me te zakonshem qe luajne ne ekipet e vendeve elitare ,por qe nuk perfaqesojne ekipe me emer .
    Koha e kaluar na e tregoi kete .Jane mediumet shqiptare dhe kosovare qe bejne nje EKONOMSKOM -REKLAMA .Asgje me shume .Flluska sapuni nga ato te atij te KAVAJES se hereshme qe filluan te blinin gjyshet tona ne funfin e viteve ’70 .

  4. Horri i Bulevardit says:

    Morinjo KAPUT.

  5. Leon1980 says:

    Nuk ka pytje qe Graniti esht nje lojtari i mir por nuk ka as nje pik mendje. Se se pari kur te shkojsh ne nje ekip te ri duhet ta tregosh veten te jesh i sjellshem me trajnerin e bashk lojtaret per fat te keq ky as nje prej tyre nuk e ka ber mir. Por kjo terkon se ky djalosh ka nevoj per nje menagjer profesional e jo axhen apo daj ky esht i ri edhe nuk din ka nevoj mer kshilla e jo per Lavdrata te tepruara si ka bri axha i tij >> se ti je nje lojtar botror trajneri nuk ka nevoj te te perzihet ty<< po ku esht sod une nuk besoj qe nje Person i menqur si Tare do bej ket gabim.

  6. anticensurë says:

    “Zoti e di se ku mund të luaj sezonin tjetër”
    baba i mirë por menaxher i keq!!
    baba vazhdo e rrolin e babait dhe lërja dikujt tjetër atë të menaxherit!!
    lërja në profesionisti se ke për tia humbur talentin tët biri!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje