Bajerni i Mynihut është një nga ekipet që është duke treguar potencën e vet jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në merkato. Bavarezët kanë të ardhura shumë të larta dhe për këtë arsye janë duke paguar shuma të çmendura.
Madje, tashmë ata nuk hyjnë më në negociata për çmimin e lojtarëve, por paguajnë direkt klauzolën për t’i lënë ata të lirë. Këtë e treguan me Havi Martinez dhe Mario Gëtze, për të cilët pagoi respektivisht 40 dhe 37 milionë euro.
Por, siç ka konfirmuar menaxheri i trajnerit aktual të Bajernit, Jup Heinkes, Bajerni ka ofruar një shifër të çmendur prej 45 milionë euro për të marrë mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal.
“U bë një ofertë prej 45 milion eurosh nga ana e Bajern por Juventusi nuk desh të shiste futbollistin”, ka thënë Enrike Rejes.
Por, Juventusi e ka deklaruar lojtarin të pashitshëm, duke refuzuar kështu ofertën e Bajernit.
Vidal për momentin konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mëdhenj në qarkullim dhe ka shprehur dëshirën për të qendruar gjatë tek Juventusi, pavarësisht se kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë. Për këtë arsye, shumë shpejt Juventusi pritet që ta rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2018, teksa do t’i shtojë ndjeshëm edhe pagën./b.l
E vai GRANDE *J U V E*
po mire itash po ket guardioln pse pe merr ky bajerni .ca po i duhet .
apo guardiola don me shti ku bajerni filozofin e barclons . si ka me e shti ,duke ble lojtare a . nuk pe e marr vesht ket pun . jena tu pa ekipe dhe futboll te buker qe besa e t madhit zot ,qish se ka hi parja bre .
Ka ardhur koha qe keto klubet te shtetezohen e paraja te shkoje ne dobi te te gjitheve.
te shtetezohen,po pastaj tu japim buke me sheqer dhe fasule lojtareve si ne komunizem.
te shtetezohen pse qe t’ju japim buke me sheqer dhe groshe lojtareve.po ca mendoni qe investimet ne me shume se 1 shekull i klubeve te shkojne x lesh,jo rroft kapitalizmi.
Po per cfare do shpenzonte 45 ml euro Bayerni per nje lojtare qe do e vinte ne pankine ..?!?! ce do Bayerni vidal me gjithe ata mesfushore qe ka(nja 7-8 me te emire se Vidal)…paska shume juventina te kjo gazete
VIDAL eshte nje lojtar shume i mire dhe te BAJERNI e ka vendin te sigurte paso eshte te pakten 2 here me i mire se KROS qe luan ne ate rol par te nje minus i madh eshte qendrimi te JUVENTUS ku megjithse eshte violine e pare aty eshte mesuar keq se me karakterin e tij ai ka gjet nje terren te pershtatshem per te ne ITALI po te denueshem kudo ne evrope ,me kujton MONTERON qe ne ITALI smerrte as kartele te verdhe dhe ne EVROPE smbaronte nje ndeshje tamam,sa per mesfushoret 7-8 qe thoni se ka tek BAJERNI kete vit pritet furtune nga qe jane shune te mire,per mua iken ROBEN DHE RIBERI mbase dhe SHAQIRI e KROS,ndersa ne sukm ikin te gjithe PIZARRO,GOMEZ ,MANXHUKIC duke menduar qe vijne cunat e DORTMUNDIT ,ISCO dhe ndonje spanjoll tjeter, per tu bere nje shuader e re dhe me pretendime per vitet e tjera dmth per te qene ne stadin e Barcelones,kjo do jete filozofia e BAJERNIT per te mos prit cedo 10 apo 20 vjet ti kene ndonje trofe klubet e medha te SPANJES ,ANGLISE apo dhe Italise se falimentuar