Arsenali ka vendosur që të bëjë një ofertë prej 25 milion paund për sulmuesin malazez të Fiorentinës, Stefan Jovetiç. Arsen Venger e ndjek sulmuesin që prej vitit 2011 dhe nuk ka pritur nisja e merkatos verore, për të bërë ofertën.
Aktualisht Fiorentina e vlerëson 30 milion paund sulmuesin, për të cilin interesohen fort edhe Juventusi dhe Mançester Siti.
Ndërkohë, Venger është edhe në kërkim të një portieri cilësor. Së fundmi flitet për një interesim për portierin e Hamburgut, Rëne Adler. Ai vlerësojet 8 milionë euro./b.l