Gafa e “Chelsea TV”, quan Lampard “ish-mesfushori”

28 Prill 2013, 18:38Sport TEMA

Televizioni “Chelsea TV”, që i përket këtij klubi londinez, ka bërë të qartë se Frenk Lampard do të largohet nga blutë në fund të këtij sezoni. Në atë që është cilësuar më shumë se  një gafë e prezantuesve, Lampard është etiketuar si “ish-mesfushori i bluve”.

Që në janar është bërë e qartë se klubi nuk do t’i ofrojë mesfushorit rinovimin e kontratës, por një qëndrim zyrtar nuk është mbajtur pasi është vendosur që të pritej fundi i sezonit para se të flitej për të ardhmen e 34 vjeçarit.

Zërat e fundit se Zhoze Murinjoi do të kthehej te Çelsi kanë shtuar spekulimet se Lampard mund të qëndrojë, pasi trajneri portugez kërkon që ta mbajë atë si asistent të tijin. Por tashmë kjo deklaratë e “Chelsea TV” ka rihapur zërat për një largim të mundshëm të tij.

Futbollisti ka marrë oferta nga klube të tjera të njohura angleze, por ai po sheh me prioritet mundësinë që të shkojë në MLS, ku do të zërë vendin e lënë bosh nga Devid Bekam të Los Anxhelos Galaksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje