Trajneri aktual i Uest Hem, Sem Allardais, ka zbuluar se si vullkani i famshëm Eyjafjallajokull në Islandë ka ndryshuar plotësisht karrierën e Robert Levandovskit. Tekniku në fjalë drejtonte Bllekbërnin në vitin 2010, ndërsa dukej se ishte shumë pranë firmës me lojtarin e Leç Poznan, ndërsa do t’i paguante 4.5 milion paund klubit polak, por pa se si planet e tij dështuan farë hirit vullkanik.
“Mendoj rreth atij transferimi sa herë që e shoh të luajë. Kishte shumë klube të ndryshme që po e ndiqnin në atë periudhë, por ne ishim më pranë tij, pasi ai kërkonte të luante në Angli. Ai do të na përdorte si një shkallë më lart në karrierën e tij, por nuk ishte e thënë të ndodhte”, shpjegoi Allardais.
Levandovski me menaxherin e tij kishin planifikuar udhëtimin drejt Anglisë për të diskutuar kontratën me klubin e ri, por për shkak të këtij vullkani, të gjitha fluturimet mbi Evropë u ndërprenë. Në ato momente, përfaqësues të Borusia Dortmund kontaktuan me lojtarin dhe bënë të mundur që ai të zgjidhte ekipin gjerman para atij anglez.
Sipas menaxherit anglez, Stiv Arçibald, edhe Totenhem ka pasur mundësinë të firmosë me sulmuesin, por e ka refuzuar atë. “Ia ofrova Totenhemit për më pak se 5 milion paund këtë lojtar kur ai ishte ende në Poloni, por ata e refuzuan”, shpjegoi ai për sulmuesin që tani vlen mbi 25 milion paund./lajmeshqip
sipas meje keto dy ekipe gjermane jane shume fantastike dhe jane te bere nga ekipi me i fort ne ligen e kampioneve pstaj ju qoft hallal mundi i bayernit qe mposhti barcen dhe i dortmundit qe mposhti real madridi-n
keto dy ekipe do marrin 17.milione euro 10.5 milion fituesi dhe 6.5 milion humbesi po do e pershendesja xherdan shaqirin dhe ter gjermanin i love germane