Vicente Del Boske ka bërë të qartë se eksperienca e tij e fundit si trajner i kombëtares spanjolle do të jetë Botërori 2014, ndërsa pas saj do të tërhiqet përfundimisht nga roli i trajnerit.
“Përgjegjësia ime e fundit si trajner i kombëtares së Spanjës do të jetë në Botërorin e Brazilit. Më pas, ndoshta do të vazhdoj pranë Federatës Spanjolle, duke kryer funksione përfaqësie si tani, duke u bërë pjesë e aktiviteteve që i drejtohen publikut”, ishin fjalët e Del Boske, duke refuzuar publikisht kërkesën e drejtuesve të Federatës Spanjolle që ai të rinovonte kontratën e tij.
Trajneri ka një bilanc të shkëlqyer me këtë kombëtare, duke regjistruar 58 fitore në 78 ndeshje, gjatë të cilave ka fituar një Botëror dhe një Evropian, pa harruar sukseset e tij të mëparshme në nivel klubesh me Real Madrid, ku ka marrë dy Liga Kampionesh dhe dy kampionate. Del Boske mendon se ka bërë një punë të mirë dhe se do të lërë këtë kombëtare në një pozicion të favorshëm në të ardhmen.
“Kjo kombëtare ka identitetin e vet. Nuk ka identitetin e Barcelonës, edhe pse ka lojtarë më shumë nga ajo, pasi në ekuilibrin e ekipit ndihmojnë edhe futbollistët e Realit, apo edhe ato që luajnë në kampionatin anglez”.
“Favoritet kryesorë të Botërorit janë gjermanët. Ata i kanë shtuar lojës së tyre tradicionale fizike edhe elementin e mbajtjes së topit dhe kjo shihet qartë te ajo që dhanë në fushë Borusia e Bajerni, për këtë arsye janë ata kandidatët kryesorë për fitoren”, deklaroi Del Boske.
Kishja nje pyetje :Punon redaksia sportive e temes per te shtune dhe te diele ,apo jeni ne gjumin tuaj dhe ne pushim? Ju falaeminderit.