Talenti i Vasko Da Gama torturohet nga narkotrafikantët

27 Prill 2013, 11:00Sport TEMA

Mesfushori i njohur i Vasko Da Gama, Bernardo, është bërë viktimë e një aventure aspak të këndshme, pasi është rrëmbyer nga anëtarët e një bande që shpërndan drogë dhe është torturuar në një nga getot e Rio De Zhaneiros. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë futbollisti i cili ka treguar gjithçka në polici, duke shpjeguar se arsyeja e këtij veprimi ishte shoqerimi i tij me të dashurën e bosit të drogës që kontrollon zonën e veriut të qytetit.

Ai ka treguar se gjendej bashkë me Dayana Rodrigues, e dashur a ebosit të kartelit të drogës, në lokalin “Salsa e Merengue” nga ku janë rrëmbyer nga pjesëtarë të bandës. Më pas, janë dërguar në një banesë të izoluar ku i kanë zhveshur lakuriq dhe më pas i kanë lidhur me ngjitëse.

Pastaj kanë filluar torturat me rrymë elektrike dhe janë rrahur brutalisht. Vajza në fjalë është plagosur në të dy këmbët me armë zjarri.

Trafikantët fillimisht kishin dashur të vrisnin futbollistin, por më pas kishin vendosur vetëm ta rrihnin brutalisht atë, të frikësuar se mos ngjarja bëntë më shumë bujë se duhej dhe lagjja do të pushtohej nga UPP, forcat speciale, të cilët do t’i prishnin “biznesin”.

2 komente në “Talenti i Vasko Da Gama torturohet nga narkotrafikantët”

  1. hajriu says:

    Ja paske hedh paq se nuk te paskan zhvirgjeruar , here tjeter mos e krruaj me gjethe fiku o Bernardo , se e dine si i thone ketej nga anet tona ??? Kur i ha byça dhise vete e ha buken e bariut.

  2. aqifi says:

    Po pse e kruan me tel me gjemba mor talent…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje