Venger: Kerrik duhet të shpallet lojtari më i mirë në Angli

27 Prill 2013, 11:34Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mendon se mesfushori i Mançester Junaited, mikael Kerrik, duhet të shpallet lojtari më i mirë i vitit në Angli. Pavarësisht mendimit të Venger, tre kandidatët kryesorë për këtë titull janë Van Persi, Luis suarez dhe Garet Bejl.

“Unë do të zgjidhja Kerrik. Ai është një pasues cilësor. Ai mund të luan për Barcelonën pa problem, sepse do të përshtatej në lojën e tyre në mënyrë perfekte.

Ai ka vizion të mirë dhe është lojtarë inteligjent dhe kjo shkon edhe për atë se çfarë ka arritur në karrierën e tij gjithashtu. Është ky vit ose kurrë për të, pasi tani është 31-vjeçar dhe më vonë do të bjerë nga forma”, deklaroi Venger në prag të ndeshjes mes Arsenalit dhe Junaited./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje