Juve, 1 pikë larg titullit kampion

28 Prill 2013, 18:40Sport TEMA

Juventusi ka vazhduar dominimin në derbin e Torinos, duke mposhtur 2-0 skuadrën që mban emrin e këtij qyteti, pas  dy golave të Vidal e Markizio. Skuadra e Kontes ka mundësinë që në takimin e javës së ardhshme ndaj Palermos të sigurojë matematikisht titullin kampion, nga i cili e ndajnë vetëm 1 pikë.

Nëse titulli kampion është çështje praktikisht e mbaruar, lufta për të siguruar vendin e tretë në renditje që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve bëhet gjithnjë e më e ethshme. Fiorentina, me fitoren 3-0 ndaj Sampdorias mbetet plotësisht në garë për të siguruar vendin e tretë, të cilin e mban tani me një diferencë prej 2 pikësh nga Milani që luan në darkë.

Në pritje të një gabimi të mundshëm nga skuadrat që janë përpara është edhe Roma, e cila është zgjuar në javët e fundit dhe sot ka mundur lehtësisht 4-0 skuadrën e Sienës. Në javët e ardhshme, verdhekuqtë luajnë pikërisht ndaj Fiorentinës e Milanit, që do të thotë se me dy fitore në sfidat direkte, mund të jenë në një pozicion shumë të favorshëm për të siguruar Ligën e Kampioneve.

Një skuadër që i ka thënë përfundimisht lamtumirë ëndrrave për turneun më të rëndësishëm evropian për klube është Interi, që sot u mund nga Palermo në një ndeshse ku zikaltërit dhanë paraqitjen zhgënjyese të radhës. Për më tepër, ka ardhur një tjetër dëmtim, ai i kapitenit Zaneti, i cili është larguar nga fusha e lojës që në minutat e para dhe pritet t’i ketë dhënë lamtumirën këtij sezoni, ashtu si shumë futbollistë të tjerë të zikaltërve në këtë edicion që ka qenë i mallkar për ta.

3 komente në “Juve, 1 pikë larg titullit kampion”

  1. entoni says:

    PO tani Rama qe eshte vertet me Juven a i bie te thote qe Juvja fiton gjithmone se eshte si PS ?

  2. alban4eva says:

    e vaaaaaaaaaiiiiiiiiiiiiii vecchia Signora..!! siamo sempre con te..!! Juve the best, fuck all the rest..!!! 31 sul campo..!!

  3. TOTILA NUMERO UNO,, VERO ! says:

    Urime “OLD LADY “!
    Megjithese i fitoi 31 TITUJ ,VECCIA SIGNORA , nuk ka te dyte ne Itali ,por ne EUROPE asaj i duhet te punoje shume dhe te blindohet me disa ” MERCENARE ” ,te tjere qe ti rrije sa me mire kostumi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje