Largimi i suedezit Zlatan Ibrahimovic nga francezët e PSG sa vjen e çdo ditë konsiderohet si diçka e sigurtë. Sulmuesi 31-vjeçar duket se nuk është i kënaqur me jetën në Francë, por dhe me nivelin e këtij kampionati, dhe tashmë është duke këmbëngulur për t’u larguar.
Por, ndërsa të gjithë mediat flasin për një rikthim të mundshëm të tij tek Juventusi, “Le Sport” shkruan se suedezi mund të përfundojë tek Real Madrid.
Kjo, duke qenë se drejtimin e këtij ekipi pritet ta marrë pikërisht trajneri aktual i PSG, Karlo Ançeloti. Për më tepër, sipas gazetës, Ibra kërkon që t’u tregojë në Spanjë se nuk ishte faji i tij që qendroi për vetëm një vit tek Barcelona./b.l
Po po, shume e vertete, mund te shkoje te Reali, po mund te shkoje dhe te Milan, te Juvja, te Napoli…po dhe mund te mos shkoje fare..
Mund dhe te vritet e te leri futbollin, apo dhe ta leri pa u vrare..
Sa te forta jane keta gazetaret qe e njohin te ardhmen, mire qe i kemi se pa ta kushedi ku do ishte njerzimi..