Klop irritohet: Nuk kam thënë se Murinjo do të shkojë tek Çelsi

29 Prill 2013, 12:08Sport TEMA

Në prag të përballjes së dytë të Borusia Dortmund me Real Madrid, trajneri i gjermanëve, Jurgen Klop, ka shpërthyer kundër mediave, të cilat raportuan pak ditë më parë se ai kishte thënë që Murinjo do rikthehet tek Çelsi. Klop tha se kjo është një shpifje.

“Kjo është një histori krejtësisht qesharake. Unë nuk i kam thënë askujt se Murinjo do të shkojë te Çelsi apo ndonjë klub tjetër. Unë nuk jam një person që bën gjëra të tilla. E dëgjova këtë histori para ndeshjes tonë me Fortuna Dyseldorf dhe do ta pranoj që isha i mërzitur dhe shumë i inatosur pasi ajo është krejtësisht e rreme.

Kjo është një shpifje. Murinjo është një koleg dhe një mik me të cilin unë nuk do të abuzoja kurrë në këtë mënyrë”, tha Klop./b.l

2 komente në “Klop irritohet: Nuk kam thënë se Murinjo do të shkojë tek Çelsi”

  1. nuk harroj says:

    More zoteri perralla po na thua?Si ka mundesi te jete mik i mire dhe koleg i mire gjithashtu ,kur tifozeve te barcelones nuk ju pelqen?Si juve mendon dhe Ferguson,dhe Morati po ashtu.Eshte e mira te ngreme nje komision parlamentar dhe ta zgjidhim kete pune.(shaka bejme)
    Nuk jam tifoz as i Realit dhe as i Borusias,zemra ime rreh per Liverpulin por neser deshiroje te shohim nje ndeshje te bukur dhe le te fitoje e te kualifikohet me i miri.

  2. Argita_B says:

    Mediat e sotme fatkeqesisht jane kthyer ne sharlatane te vertete! Kerkojne me çdo kusht qe te shesin sensacione e jo me analiza apo lajme sportive! Theshethemi terheq me teper popullin dele se sa nje lajm.
    Me mediat elektronike thashethemi eshte kthyer ne ankand, vetem tituj pompoze dhe artikuj te shkruar nga diletante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje