Klop: E merituam të jemi në finale

1 Maj 2013, 10:50Sport TEMA

Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka thënë mes emicioneve se ekipi i tij e meritoi të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve. Megjithatë, ai e pranoi se Reali luajti shumë mirë dje, ndryshe nga ekipi i vet.

“E pabesueshme, por më duhet ta pranoj se kemi luajtur shumë pak futboll në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë sulmuam disi më mirë dhe nëse do të kishim realizuar një nga rastet e krijuara, do ta kishim mbyllur ndeshjen”.

“Ky takim kishte gjithçka. Real Madrid mund të luajë futboll të shkëlqyer dhe ata e treguan një gjë të tillë sot(dje). Ata duhej të jepnin maksimumin sot(dje) dhe e bënë një gjë të tillë. Por ne i përballuam, fituam 4-3 ndaj e meritojmë të jemi në finale”, tha Klop pas ndeshjes.

Në lidhje me ndeshjen e fundjavës kundër Bajernit, të cilin mund të gjejë edhe në finalen e Ligës së Kampioneve, Klop tha se do të pinte një birrë për momentin, për të festuar kualifikimin./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje