Kaka: Dua të qendroj ende tek Reali

4 Maj 2013, 14:29Sport TEMA

Pavarësisht se prej dy sezoneve nuk aktivizohet si titullar dhe është në listën e personave që do të largohen, braziliani Kaka shprehet se dëshiron që të qendrojë ende tek Reali. Kaka, së bashku me Di Maria, Modriç, Koentrao, Higuain dhe Adan, bëjnë pjesë në listën e lojtarëve që pritet të largohen këtë verë nga Reali.

“Prioriteti im është që të vazhdoj edhe për dy vite të tjera me Real Madridin. Unë do të kisha pasur dëshirë që të vazhdoj të luaj më shpesh sezonin tjeter. Opsioni im i parë është ky dhe nëse nuk është e mundur, unë do të kërkoj alternativa të reja.

Unë dua të kem së paku edhe një sezon të mirë me Real Madridin, është një sfidë personale. Unë nuk e di nëse të tjerët e kanë po të njëjtën ndjenjë, por unë jam i frustruar.

 

Do të pres deri në fund të sezonit që të di nëse mund të vazhdoj, nëse janë rrethanat do ta bëj këtë. Unë nuk dua të kthehem në Brazil. Dua të mbetem në Evropë dhe ndoshta më vonë mund të mendoj për një kthim në vendlindje”, ka thënë braziliani, një prej futbollistëve më të mëdhenj në botë, por që është injoruar nga portugezi Hoze Murinjo./b.l

1 komente në “Kaka: Dua të qendroj ende tek Reali”

  1. Argita_B says:

    Me 10 milion euro ne vit pa bere asgje pse mos te deshiroje te vazhdoj te Reali e te haje qyl !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje