Murinjo: Më quani të dështuar tek Reali, sepse nga unë pritet shumë

3 Maj 2013, 18:39Sport TEMA

Hoze Murinjo ka dhënë një shfaqje të vërtetë gjatë konferencës së sotme për shtyp. Ai ka thënë se gazetarët mendojnë që gjatë këtyre tre viteve ka dështuar nën drejtimin e Realit, sepse në fakt i ka mësuar keq me fitoret që ka arritur.

Sipas Murinjos, para tij në dekadat e fundit, edhe pse me trajnerë të mëdhenj, kishte shkuar vetëm 5 herë në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve. Ndërsa me të, shkoi tre herë radhazi. Murinjo madje u krenua se fitoi Kupën e Mbretit me Realin, trofe që nuk fitohej prej 20 vitesh.

“Kur vlerësohet puna ime, flitet vetëm për tituj. Por faji është i imi, pasi kam fituar aq shumë sa pritshmëria është e madhe. Por e dija, ndaj kam ardhur i përgatitur me shënime. Kampionati i rekordeve në Spanjë më përket mua, sado që të përpiqeni të ma hiqni dhe do të shohim se kur do të jetë ndokush në gjendje ta thyejë. Ky klub kishte 20 vite pa fituar Kupën e Mbretit. Superkupa e Spanjës është një turne i vogël. Tre gjysmëfinalet radhazi në Ligën e Kampioneve, edhe pse nuk përputhen me egon time pasi nuk më pëlqejnë gjërat “thuajse”, nuk janë të lehta për t’u arritur

“Toshak, Di Stefano, Antiç, Benhaker, Floro, Del Boske, Valdano, Iglesias, Kapelo, Heinkes, Hidink, Keiroz, Kamaço, Ramon, Luksemburgo, Lopez Karo, Shuster, Ramos, Pelegrini… Numëroj 18 trajnerë që në 21 vite kanë arritur vetëm 5 herë të çojnë Real Madrid në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Kurse Murinjo i keq e arriti këtë gjë tre herë në tre vite. Por nëse kaq shumë vetë e arritën kaq pak herë, do të thotë se nuk është edhe aq e lehtë”, tha Murinjo.

Gjatë fjalës së tij, portugezi pohoi se ende nuk e ka vendosur fatin e të ardhmes së tij, ndërsa i ka dhënë goditjen e fundit Iker Kasijas. Murinjo u shpreh se gabimi i vetëm i tij është se nuk bleu Diego Lopez që vitin e parë nën drejtimin e Realit.

“Nuk kam asnjë problem me lojtarët, të paktën ata që duan të trajtohen si të barabartë. Kam probleme me ata që mendojnë se janë sipër të tjerëve. Nëse ka një gjë që mund të kisha bërë më shumë, ishte të blija Diego Lopez që pas vitit tim të parë këtu dhe ta aktivizoja menjëherë, ai është pengu im”, tha portugezi.  /b.l

23 komente në “Murinjo: Më quani të dështuar tek Reali, sepse nga unë pritet shumë”

  1. Elton Gjoni says:

    Trainer i mire, po pordhac i madh. Ka filluar renia e tij me kohe.
    SUKSESE KOMBETARES TONE DHE GIANNI DE BIASI-T
    http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/norway-vs-albania.html

  2. Pilo Lala says:

    Ky nuk ndryshon fare nga Berisha per genjeshtra, qe edhe pse ka lojtaret me te mire ne bote, krenohet me Kupen e Mbretit.
    Mourinjho e kishte bileten deri ne Manchester United, por udhetoi me lejen e Albitrit deri ne Gjermani.
    Mjere ai ekip qe do e marri kete percares te ekipit, po qe se do e marri ndonje. Do deshiroja te mos shkonte ne Angli, sepse do e prishi Kampjonatin, dhe do krijoje percarje atje.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Atje ku Morinjo le nje skuader, ajo skuadre duhet te beje nje katarsis te thelle, qe te heqi te gjithe pislleqet dhe mllefet qe ka lene Morinjo, tek klubi.
    Shikoni Interin, akoma spo e merr vehten, e njejta gje do te ndodhi edhe me Realin.

    1. Argita_B says:

      Inter ka qe ne kohen e Trapatonit pra 20 vjet qe nuk ka arritur te beje ekip, ka djegur yjet me te medha te botes dhekurre nuk beri dot ekip. Murinjo erdhi dhe vetem ne 2 vite ate qe te tjeret para tij nuk e ben dot ne 20 vite.
      Murinjo eshte i padurushem per pjesen me te madhe per te vetmin fakt se eshte autentik dhe ne ato qe thote ka te drejte. Loja qe luan me mediat eshte zgjuarsi e tij dhe eshte nga te vetmit qe nuk i konformohet sistemit te kalbur te futbollit aktual mbetet rebel dhe nuk ndryshon dhe pse kundra tij mund te kete shumicen.
      Eshte shume e lehte te kritikosh dike, po nese do tu kerkojme atyre qe kritikojne Murinjon te bejne qofte dhe 10% te asaj qecka bere Murinjo eshte veshtire se mund te gjehen me shume se 2-3 aktualisht.
      Deshtak me rezultatet e Mirinjos jam gati te ve bast se do te deshironte te ishte gjithe bota.

    2. Tulipani says:

      Eshte e para here qe HB I ve pikat mbi i.Mou eshte si Saliu toke e djegur mbas meje.Shkurt kujt I kujtohet cfar ka thene Bobi Robson per mou,(spiuni I dhomave te …..)kur ishte perkthyes te barca dhe BR ishte trainer.Mou fitoi me porton cl kunder monakos?????”ekip me emer”.E njejta gje ndodhi dhe me inter, inter fitoi skudeto , vetem kur nuk egzistonte juve ne kategorine dyte, dhe milan e fiore, te renuar nga minusi i pikeve, dhe ku ndodhet inter , pas largimit katastrof.Po keshtu me celsin ka ndru 10 trainer.Besoj se nuk duhet vleresuar kaq shume.

  4. roland says:

    shkelqimi dhe renia e shokut muinjo!! ka fitu kupen e mretit, ky esht palle

  5. tini says:

    tranjeri flet ne fushe. ky deshtaku vec per koferenca mendon dhe kaq ironik behet sa dhe humbjet i kthen ne humor dhe ben teoricienin. i ka ngelur vetem historia. dhe ate se ka kushedi ca. koqe kandari.

  6. bruxelles says:

    me palaço njeri si ky nuk paska kur mburet ky per tre gjysem finale championsi cfar duhet te thot del boske qe ka fituar dy championsa cfar duhet te thot heinkes qe ka fituar nje champions po i madhi kapelo qe fitoj dy kampionate me lojtar si shnajder dhe roben dhe me dy lek blevi marcelon dhe higuen dhe kur i fitoj kapelo dy kampionate tek barcelona lozte ronaldinjo etoja deko dhe i vogli mesi ky eshte njeri shume i urryer .nuk eshte tranjer i keq eshte shume i mire por me kete ego qe ka ta peshtiros

  7. Arti says:

    Trainer i mire, njeri ambicioz dhe kastravec. E vertete qe ka patur rezultate, po rezultatet maten dhe me sa para ke patur ne dispozicion. Pse nuk e thua qe tu dha çeku i bardhe…
    Oh c’mu kujtua i ndjeri Gramoz Pashko…

  8. enofieraku says:

    nje deshtak, asgje me shume, me del boske, real fitoi champion league, dhe po te shofesh leket per blerjet qe ka konsumuar reali nen drejtimin tuaj si trainer, ajo shume marramendese, nuk eshte e barabarte me shumat e te ghith ketyre trainereve qe permend ti, eshte stili juaj ky , qe pas dy ose tre sezonesh ti, largohesh nga cdo klub, dhe kjo ka nje shpjegim te thjesht, se ti i kontrakton lojtaret, u kujtohet njerezve celsi pas largimit tuaj, u katandis si nje cirk, sepse ti i shkaterove, e njejta gje ndodhi dhe me inter, inter fitoi skudeto , vetem kur nuk egzistonte juve ne kategorine dyte, dhe milan e fiore, re renuar nga minusi i pikeve, dhe ku ndodhet inter , pas largimit tuaj, katastrof, e njejta gje do ta gjej dhe ralin, ndaj ti deshtak largohesh , ta mesuan metoden.po te shpenezosh, 200 apo 300 milon euro ne cdo sezon, dhe nje karrocier normale qe behet trainer i madh.

    1. TheAtheist says:

      meqe te gjithe ketu po beheni financieret e klubeve te murinjos, pa na tregoni pak keto shpenzime 200-300 milioneshe qe ka bere ky trajner gjate ketyre 3 viteve?

    2. Argita_B says:

      Myzeqeja…
      Del Bosque qe permend ti. Te Reali ka patur ne dispozicion galaktiket, me teper yje se ka Murinjo aktualisht. Zidane, Figo, Raul, Ronaldo, Beckam, Roberto Carlos….pra 5 lojtare qe kishin mare topin e arte, keshtu qe para se shkruan diçka informohu se sje te gjanica ketu.
      Chelsea kur iku Murinjo vazhdoi te fitonte trofe, keshtu qe mos genje kot ketu.
      Inter fitoi kampionatin italian kur Juve ishte ne kategorine e dyte, Milan dhe Fiorentina filluan me pike minus per blerje ndeshjes e vertete, po trajner ishte Mancini dhe jo Murinjo ne ate kohe. Po ligen e kampioneve me yje e fitoi te Interi e rahu Barcelonen! Apo shpenzoi shume para se se mori Eton dhe 40 milion euro ne shkembim te Ibraimoviç!
      Qeke laluc mashtrus ti.

  9. Kumarxhiu says:

    Ok, boll o tifoza te Milanit dhe Juventusit! E dime qe e urreni Murinjon sepse triumfoi me Interin. Duhet te jeni me objektive. Ky i dha provat qe fitoi Champions me nje ekip jo te elites si Porto dhe me Interin qe nuk ishte ekipi me i forte i Evropes ate vit.
    Per te fituar Championsin duhet edhe shume fat, qe te mos perplasesh me skuadrat e forta qe ne fillim, ne cerekfinale apo me heret ose skuadrat me te forta te kene nje renie te lehte dhe te ndeshen mes tyre para gjyseminaleve. Fati i keq i Realit eshte qe u perplas dy vite rresht me nje Bayern te frikshem si ky dhe Borusia eshte bere ekip elite kete vit.
    Per mua Murinjo beri gabim qe mbajti ne ekip nje fodull si Ronaldo, ai te le ne balte ne ndeshjet e medha, njesoj si Ibrahimovic te Interi. Realit i duhej nje golashenues fjalepak dhe modest dhe Ronaldo duhej qeruar me kohe.
    Megjithate do e shikoni Murinjon, perseri do triumfoje eshte i ri, vetem 50 vjec.
    Interin nuk e shkaterroi Murinjo, por Platini me Fair-Play-in e tij. Fair Play applikohet vetem per skuadrat qe nuk kane lidhje me mafian e futbollit UEFA. Klubet angleze dhe PSG ku djali i Platini eshte ne bordin drejtues jane te qete dhe shpenzojne miliona cdo vit dhe nuk e vrasin fare.

  10. england says:

    Gallate e modhe ketu ne kete faqe!ne shqiptareve kostumi qe na rri me mire,qe na pershtatet,dhe qe na ka shoqeruar gjithe jeten tone eshte urrejtja.Une i kuptoj disa qe thjesht kane deshire te shtypin butonat e tastieres,dhe te hedhin ne faqen e bardhe dy rreshta,pavaresisht faktit se nuk kane haber fare nga sporti i bukur i futbollit,dhe konkretisht nuk mund te dine se kur quhet gol!!!por ne kete kohe cdo kush mund te jape mendimin e tij,cdo frymor mund te shprehet sipas qejfit,sado qe ky qejf i shfrenuar nuk ka asnje lidhje me te vertetat,dhe mbetet vetem nje qejf.Mourinjo nga Fitues si trajner me Benfiken,dhe me pas kalimin e tij te Porto duke u shpall kampion,por dhe duke ngritur trofeun e Champions League,nuk ka pushuar se ngrituri trofe njeri pas tjetrit,kaloi tek Chelsea dhe i dhuroi atij klubi brenda viti dy trofe Premier League qe Chelsea kishte 50 vite pa e degjuar me veshe,dhe pare me sy,por dhe FA cup,dhe nje vit me pas perseri duke u shpallur kampion ne Premier League por kete vit duke thyer dhe rekordin duke kaluar shifren 100 te pikeve.Kaloi te Interi suksesi e gjemoi nga prapa pasi fitoi gjithcka kampionat Italian,cupen e Italise dhe qershia mbi torte Champions League.Por njerziit qe jane te afte,dhe punojne shume nuk kenaqen asnje here,dhe do vinte rradha e Realit,ku mjaftoi vetem nje vit,pasi vitin e pare fitoi vetem cupen e mbretit,theu hegjemonine e Barces duke fituar Premiera Divizion,jo me kot thash me lart se disa duan thjesht te thone dy fjale ne kete faqe,pasi ne futboll nuk eshte e thjeshte te ndertosh nje ekip nga e para,nderkohe qe kundershtari yt direkt,pra Barcelona kishte vite qe lojtaret luanin bashke.Dhe nese per kete karriere suksesi,dhe trofe te ngritura,quhesh deshtak,apo palaco,kjo me ben te mendoj se keta shkruesit me siguri qe jane njerez shume me te suksesshem ne jeten e tyre,dhe nuk i ben pershtypje kjo ecuri pozitive e nje njeriu,qe per hir te vertetes eshte natyre arrogante,por qe di te beje lajm,dhe di ti fuse dhe shqiptaret ne diskutime te tilla.Ikni o njerez takohuni me pasqyren pershendeteni,dhe me pas pyeteni se kush je duke mos ja hequr syte.

  11. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    E kam thene se : Ne kohen e diktatures ,por dhe me pare ne kohen e ZOGUT ,sic na kane treguar gjysherit apo baballaret ,qofte XHANDARET E ZOGUT ,kur donin qe te kapnin nje komit apo hajdut ,shkonin tek me i zgjuari ,me fisniku ,jo nga paraja ,por ai qe tehiqte shume mbas vehtes ,dhe e gjenin menjeher keqberesin .
    Ne kohen e QOFTE-LARGUT ,HIENAT e sigurimit kur donin qe te kapnin ndonje sipas planit te PARTISE (sepse dhe arrestimet beheshin me plan ) ,ndiqnin taktiken e ZOGUT .
    Murinjo fillio luften frontale me te gjithe dhe percau ekipin ne 2 pjese :PORTUGEZE -SPANJOLLE ,por tek te dytet infiltroi dhe RAMOSIN (qe per mua eshte rrugac) dhe ALPNSON ,qe eshte SKUTH dhe syulur dhe i beri karshillek gjithe stafit drejtues ,duke perfshire dhe ZIDANES ,qe pavaresisht anes si njeri si lojtar i dha shume REALIT ,ofendoi deri ne degjenerim (bile gojet e liga thone se edhe lendimi i KASIJASIT ,ishte i qellimshem ))KASIJASIN DHE e la si “QEN RRUGAC “, kur ZOTNIA DEL BOSQUE thuajse e mbronte hapur si liderin e kombetares qe kontribuoi si asnje qe SPANJA mori per 4 vjet 3 tituj TE MEDHENJ.
    Erdhi me nje fryme dhe me tramundane tek REALI ,kur me INTERIN ,mori nje KUPA KAMPIONESH FARE TE PAMERITUAR ,duke mos i dhene BARCELONES GOLIN E DYTE TE SHENUAR NE CAMP NOU, gje qe do te thoshte direkt eleminim te INTERIT ((kush nuk don t’a besoje le t’a shohi ne YOU-TUBE ) dhe doni apo nuk doni ne heshtje edhe duke me share mua do te me jepni te drejte absolute .
    Po sivjet ja mori DOREN BARCELONES qe per te qene te sinqerte trajnohej NGA nje LOLO si VILANOVA dhe ne ndeshjet decizive fati i takoi DEBILIT ROURA ,ketu duhet kerkuar e keqja e BARCELONES dhe “TRIUMFI ” i MACOKUT NE THEKER ,MURINJOS .
    Murinjo si teknik eshte i mire ,nuk shahet ,por donte te barazohej me ke me …KAPELON qe per te qene te sinqerte vetem ai ua thyeu hunden dhe ashtu te madhe dhe stafit teknik ,dhe disa KAPADAINJVE LOJTARE ,dhe ne kohen qe mori TITUJT ,iku u beri mu….Por KAPELUA ne asnje kohe nuk u be KARAGJOZ ,POR KISHTE NJE RESPEKT ABSOLUT tek te gjithe sepse ishte serioz ,kembengules si ai dhe me ide te qarta teknike dhe taktike
    MURINJO ,edhe ne konferencen per shtyp sillet si kapadai .Me qe ra fjala ,a mund te hedhesh balte tek DEL-BOSQUE ,jo sepse ai mori me REALIN 2 TITUJ la-liga DHE ME SPANJEN 1 kampionat EUROPIAN dhe nje KUPE BOTE ..I leme te tjeret .
    Po dhe sikur paraardhesit ,sipas tij nuk kishin cilesi qe ai i akuzon ,per etike nuk thuhen te tilla palacolleqe dhe kur per me teper dhe vete MURINJO nuk eshte me i vogel por eshte mbi 5O VJEC .
    Per mua ai do te jete nje MISTREC I PERJETSHEM dhe asgje me shume .
    Dikush ketu mund te bej SPECIALISTIN dhe te na mbush mendjen ,por mos harroni qe MURINJO kishte “CARTA BIANCA ” ne dore dhe mori ku dhe ke i deshi BYT… BLEU KAKANE dhe per egon e tij e dogji si lojtar ,mori MODRICEN dhe nuk e aktivizonte me , E tjere .
    Le t’a mbajne ANGLEZET sepse futbolli i tyre eshte i mire dhe i bukur per ne ISHULL dhe nuk ka vlere qofte dhe kur kalon LAMANSHIN ,QOFTE si futboll,arkaik ,qe luajne si ne kohen e ALF RAMSEYT ,me CENTRATA apo si ne kohen tek TIRANA te LYM ALLES .
    Gjunah per nje njeri dhe pse te kompletuar si MURINJO nga ana e titujve dhe disertacioneve qe ka mbrojtur ,te beje rolin e KLLOUNIT dhe te mas MUSKUJT me MUSKETIERET .
    E kam paralajmeruar fundin e tij qe para 1 viti e gjysem .
    P.S. Nuk kam ndermend qe t’u pergjigjem replikave ,prandaj mos m’a merrni si shenje DOBESIE sepse per mua ai ngelet nje …………..RAST i HUMBUR dhe asgje me shume .

  12. champions says:

    Ky koment eshte per bruxelesh ti qenke injorant futbolli komplet per ke messi i vogel e ke fjalen per ate qe ka fituar 4 topa te arte qe se ka bere as ka per ta bere sa te kete jete ne planetin toke se ndoshta anfej nga e ka prejardhjen si lojtar ai nga planeti mars ndoshta gjendet ndonjeri po si ste vjen turp o injorant e quan messi i vogel kur ne te njejten kohe eshte njeriu i rekordeve qe si ka asnje ne bote po si ste vjen turp o injorant qr shkruan messi i vogel kur ne te njejten kohe eshte ( madridi i madh) qe pi i lusin bythen qe te nderhyje per lojrat olimpike te 2020 ja pra ky eshte ai messi i vogel dhe po te shkruash per te nuk te dalin vite e vite te tera po une po e mbyll me kaq o bruxelesh

  13. champions says:

    Ky legen ordiner te laje gojen kur ze ata profesoret qe kane pasur realin e para te gjithe kane loz futboll dhe dine ca eshte futbolli jo si ky ordiner qe futbollin e njeh vetem nga tv e dyta sa miliona euro ka harxhuar ky te reali nuk jane harxhuar ne te gjitha vitet per te cilat ky ordiner flet per mua ky eshte nje ordiner rrugesh qe e mori era dhe i dha emer qe nuk e meriton ky ordiner jevg portugalie

  14. MURINJON e kam pas simpatizuar shume ne kohen e CELSIT,arriti atje te beje emer te mire dhe vazhdoj ta simaptizoj se eshte i zoti te marre rroge te larte tek boset plus qe eshte dhe patriot ndihmon klubet dhe ekonomine portugeze duke blere shume shtrenjte lojtare prej tyre.NGA ana teknike deshtoi totalisht ne SPANJE aty ku u thirr si MESIA,nje sfide qe pati te mundte BARCEN dhe te dilte kampion EVROPE e humbi tani shkon serish ne ANGLI ku mund tja u marre te trasha(jo te holla)Sa per TOTILEN te kam lexuar dhe te miratoj der ne piken ku me permend KAPELON aty prishemi bashke.Ne vitin 1992 kur KAPELO mori MILANIN e madh NEVIO SCALA trajner i PARMES se asaj kohe pat thene (KAPELO eshte ofeza me e madhe per ne rracen e trajnereve)e kisha ngulit kete ne koke der sa u veretetua ne vitet e fundit me deshtime te njepesnjeshme me REALIN dhe me ANGLINE megjithate mbetet dhe ai n je burre i zoti qe di te nxjerre shume para

  15. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    “BACA i GJETAJVE” ! Per mua KAPELO ,ka burreri ,edhe pse skemat e tij jane te “vjeteruara” per kohen qe ne po perjetojme ne futboll .
    Ai eshte FODULL ,por nje menaxher shume i afte ,aq sa sa i dha Titullin REALIT ne LA-LIGA ,iku vetem per t’u thene qe une jam ,bile gojet e liga thone qe KAPELUA nuk linte per sa kohe ishte tek REALI as PRESIDENTIN E klubit QE TE UDHETONTE NE NJE AUTOBUZ me ekipin ,apo qe ai te hynte ne dhomat e zhveshjes !
    Sa per rezultatet e KAPELOS ne ANGLI ,baca ,LERE se as ti dhe as une nuk ja mbushim dot mendjen njeri tjeterit .Anglezet ,me mendesine e tyre te gjithe si komb TUTTI KUANTI ,mendojne se jetojne ne fund te viteve ‘900 DHE NE FILLIMET E SHEKULLIT TE XX.
    Nuk ishte faji i KAPELOS ,por megallomania e lojtareve pordhace angleze ,qe u pelqen futbolli akoma i viteve ’60 .
    Te lutem shikoji pak Anglezet edhe ne fusha te tjera ,duan te duken “ORIGJINAL” ,per derisa SISTEMIN metrik dhe ate te PESHAVE ,e kane kontrapedal ,ne krahasim me krejt boten ,kujtojne kohet e largeta dhe te shkuara ,vuajne nga KOMPLEKSI I MADHESHTISE .
    Shikoje sot KAPELON me RUSINE ne kombetare ,qe eshte ne nje grup me PORTUGALINE dhe qe Portugalia per te qene i sinqerte ka kualitete ku e ku me te mira se Rusia momentalisht .RUSIA ,udheheq bindshem grupin .Deri ketu KAPELO duket mire ,me vone do t’ia leme kohes per ne BRAZIL.
    NEVIO SCALEN ,te cilin e vleresoj vetem per faktin se nga AGRONON u be trajner ,dhe per shkelqimin METEORIK tek PARMA ,per te tjerat nuk i shtoj dot gje .
    Pastaj ne bote ne nuk kemi asnje rast qe nje trajner te mund te “MBRETEROJE” 20 VJET apo dhe nje lojtar ,sepse futbolli si cdo gje EVOLUON ,dhe natyrisht qe idete e nje trajneri do te “VJETEROHEN”.
    Faleminderit per mirkuptimin !

  16. skenderi says:

    te gjithe komentuesit specialista futbolli gati per te shitur mendjet e ndritura te tyre , o zot ruaji nga mend e kokes,muk shikojne futbollin e tyre qe eshte nje pacavure dhe nuk shkon kerkush ne stadiume ,japin opinione per murinjon, hapu dhe te futesh i thone kesaj

  17. Horri i Bulevardit says:

    Sa per dijeni anglezet e Mancesterit po presin fjalen e trajnerit te tanishem te Dortmundit, a do jete ai dakort per te zevendesuar, legjenden Ferguson, Morinjon as se ken fut ne hesap, kjo se anglezet nuk durojne dot pordhet e veta, jo te durojne edhe pordhet e Morinjos.

  18. bruxelles says:

    ore england se po me duket sikur po na ben moral. saper ate qe marim vesh nga futbolli apo jo eshte e kote te diskutojme ketu kurse sa per murinjon si tranjer nuk eshte i keq dhe eshte njeri shume i zgjuar por ama njeri me ordinier me egoist me palaco se morinjo nuk ka nepergjithsi keshtu jan te gjthe portugezet pervec nje rikosta.tan i cfar meritash duhet ti jap un murinjos kur me thot qe un realin ekam cuar tre her ne gjysem finale dhe kete se kan ber as 10 tranjeret e realit po ai del boske ka fituar 2 championsa mor england po kapeloja qe mori dy kampionate kundra nje barcelone te frikshme neise keto .morinjo ben se vetem ky eshte tranjer dhe ska te tjer me verte fitoj championsin me porten por ne finale porto-monako ka qen albiter portugez fitoj dhe me interin po e mbani mend ndeshjen dinamo kjevit inter ne 5 minutat e fundit ishte i eliminuar qe ne grup interi .megjithate si tranjer nuk e shan njeri se per te fituar atit i pjedh mendja per cdo lloj poshtersire kur ka qen me celsin sa her ka loz kundra barcelones e linte te gjat barin e fushes 5 centimentra me shume se ceshte e lejuashmja qe barcelona mos te dilte ne lojen e vet tik-tak kete gje bere dhe ne fillim kur erdhi tek reali. vajti tek reali vitin e par epa qe sfitonte dot futi ne sher te gjitjhe spanjen se real-barcelona nuk eshte vetem nje derbi ne futboll por dhe ne politik dhe duheshe nderhyrja e politikes qe te qetesoheshe murinjo.shiko cfar ben egoja e ketit pleres vete len ne stol kaziasin idhudhi i madrileneve. vete mburet se ka fituar super kupen dhe kupen e spanjes ndersa reali ne keto 4 vite ka hedhur ne treg 500 milion ero por realit mire ti behet ekipi me i madhe ne bot sic eshte reali vete mer ne palaco tranjer murinjo eshte nje tranjer per celsin interin per mancester sitin per parisin se keto ekipe kan ose kishin nga gjysem shekulli qe sfitonin dhe jo reali qe eshte klubi me i madhe ne bot dhe kete e them un qe jam tifoz e barces dhe i juventusit. dhe ne fund te pyes dicka england ne angli me maune ke vajtur dhe ku i hype ne ostend apo kalajs kjo e fundit ishte shaka

  19. england says:

    Ej ti nga Berxulli i Brukselit,nuk di ta kem permendur ndonjehere Nick-un tend,apo te drejtohem ty direkt,por meqe ty te dogji,kjo tregon se me te vertete ti e ndjen qe nuk ke haber nga futbolli!
    Ne komentin tend te vetmen gje te vertete,eshte fakti se ke thene se Mourinjo eshte trajner i mire,dhe i zgjuar!!!kaq mjafton per nje trajner futbolli,ai nuk eshte mesues edukate morale,apo historie,detyra e tij eshte te beje te mundur fitimin e trofeve(sic e ka bere)dhe ta drejtoje skuadren drejt suksesit,gje qe ja ka dale kudo qe ka qene.Ndersa persa i perket shakase pa kripe po te them lale se me profesionin tim,dhe investimin qe kam bere gjate jetes kam mundur te bej te mundur endrren time per te jetuar ne Angli se i barabarte dhe me kuqat angleze,por dhe Iindiane e pakistaneze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje