Borusia i jep fund miqësisë me Bajernin: Nuk ka më përqafime

3 Maj 2013, 11:17Sport TEMA

Borusia e Dortmundit ka vendosur që t’i japë fund miqësisë me Bajernin e Mynihut. Shkak për tensionimin e marrëdhënieve mes ekipeve duket se është bërë mënyra me të cilën Bajerni mori nga Borusia Mario Gëtzen. Për këtë arsye, Borusia ka vendosur të anulojë drekën e zakonshme miqësore mes drejtuesve të dy klubeve, para ndeshjes së të shtunës, kur në Dortmund do të zhvillohet ndeshja mes Borusias dhe Bajernit.

“Kam folur gjithmonë me respekt dhe admirim të madh për Bajernin. Por tani më duhet të them se gjërat janë ftohur pak. Kohët e fundit ka pasur pak acarim mes nesh”, tha presidenti i Borusias, Joakim Uatzke.

“Gjithçka do të shkojë me sportivitet të shtunën por nuk ka më përqafime si më parë. Pse duhet të pretendojë se gjithçka është miqësore? Kemi vendosur se nuk do të organizojmë një drekë me Bajernin, vetëm një shtrëngim duarsh para ndeshjes na mjafton”, vijoi ai.

Kjo gjë pritet që të ndezë edhe më shumë atmosferën në prag të finales së Ligës së Kampioneve, ku do të takohen pikërisht këto dy ekipe./b.l

2 komente në “Borusia i jep fund miqësisë me Bajernin: Nuk ka më përqafime”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    ARMIKU ,me i “MADH”,eshte i yti .Lufta BRENDA llojit eshte me e forte se lufta MIDIS llojeve .
    Per mua klubet e futbollit jane partite me te medha qe per cudi ,nuk para nisen nga divergjencat politike ,por dhe qe nuk i shpetojne asaj !

  2. Horri i Bulevardit says:

    Para dy vjetesh Borusia Dortmund, i kerkoi privatisht 20-miljon euro Bajernit dhe si asnjehere tjeter Bajern me shume bujari, pa burokracine qe karakterizon ne keto raste, ja dha parate pa asnje lloj interesi dhe pa asnje lloj garancije.
    Edhe Dortmund ja ktheu shume shpejt, por tani ka ardhur momenti qe jane te dy ne finale dhe nje fitore e Dortmundit, do ti jepte ketij ekipi, nje bonus te madh per te vazhduar perpara, kur dihet se shume lojtare te saj jane nen trysnine e transferimeve, gje qe do ta conte Dortmundin gati ne fund te tabeles, sezonin tjeter.
    Dhe natyrisht Bajern mbas disa disfatave ne finale, ka gjithashtu te drejten ti gezohet titullit, qe do te jete e dyta per Heinckes, qe do ti jape edhe ketij trajneri nje plus te madh per te vazhduar dhe pse jo, mund te ndodhe ajo qe tha Totila, nje transferim tek Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje