Ferguson thumbon Benitezin: E ka më shumë mendjen tek CV-ja

4 Maj 2013, 14:28Sport TEMA

Aleks Ferguson nuk lë rast pa e thumbuar Rafa Benitezin. Në prag të ndeshjes mes Çelsit dhe Mançester Sitit, Ferguson është shprehur se spanjolli e ka më shumë mendjen tek sukseset personale, se sa ato të ekipit.

“Për të qenë të drejtë me të, ai ka bërë një punë të mirë në javët e fundit, por ai shqetësohet shumë për CV-në e tij. Ai i referohet asaj shumë shpesh.

Çelsi është paraqitur shumë mirë në javët e fundit. Mendoj se tani u bënë shtatë ndeshje radhazi që fitojnë dhe kanë arritur në finalen e Europa League. Largimi i Di Mateos i la me pasoja dhe vetëm në javët e fundit arritën të gjenin përsëri pak qëndrueshmëri. Ata na larguan nga Kupa FA dhe janë paraqitur mirë në Evropë, por është e qartë se dy ndeshjet e radhës janë më të rëndësishmet për ta”, tha Ferguson.

Skocezi ka pasur shume herë debate të ndezura me Rafa Benitezin, që prej kohës kur ky i fundit drejtonte Liverpulin./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje