Pepe zgjedh Kasijas para Murinjos

5 Maj 2013, 17:09Sport TEMA

Zhoze Murinjo mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm te Real Madrid, pasi tani ka filluar të braktiset edhe nga lojtarët e tij më të besuar. Sinjali i radhës ka ardhur nga mbrojtësi portugez Pepe, i cili ka kritikuar publikisht trajnerin për fjalët që ky i fundit ka thënë në adresë të Iker Kasijas.

Një ditë më parë, Murinjo kishte thënë duke iu referuar portierit se ai nuk kishte probleme me futbollistët “me përjashtim të atij që mendon se qëndron mbi të tjerët”. Këto komente nuk i kanë pëlqyer as Pepe.

“Duhet shfaqur pak më shumë respekt, jemi të gjithë lojtarë që duam më të mirën për klubin. E rëndësishme është që të punojmë të gjithë për tifozët, për cilindo prej tyre. Kur të vijë finalja e Kupës, të jemi të përgatitur. Sipas këndvështrimit tim, fjalët e trajnerit nuk kanë qenë më të përshtatshmet. Iker është pjesë e Madridit ashtu si edhe e Spanjës, ndaj duhet të jemi të qetë dhe tregojmë se të gjithë lojtarët dhe tifozët jemi përkrah tij”, tha Pepe.

“Iker është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe kemi një titull të rëndësishëm para. Nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë dhe duhet të respektojmë Iker që na ka dhënë shumë. Atij duhet t’i jemi mirënjohës pasi e ka të nevojshme. Është një simbol dhe është kapiteni. E ardhmja e trajnerit? Ne jemi të qetë, pasi ai situatën duhet ta zgjidhë me klubin. Ne duhet që të nderojmë fanellën”, tha lojtari./lajmeshqip

5 komente në “Pepe zgjedh Kasijas para Murinjos”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Edhe Pepe eshte ne listen qe jane per tu shitur nga Reali.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Une e kam theksuar ne nje koment te para 2-3 diteve qe MURINJO ka strategji shume te larget . Kudo qe shkon nderton klane ,dhe ne rastin ne fjale ai e ndau ekipin ne dysh ,duke ja kundervene lojtareve spanjolle te REALIT ,MAJMUNE TE tille si PEPE ,KAENTRAO ,e te tjere duke mos lene jashte as RONALDON .
    Dhe jo pa qellim i ka perdorur qe t’i fuse ne armiqesi qe MURINJO TE LARGOHET SIC DHE DO IKI ,te lere nen perbuzje totale nga lojtaret spanjolle ,TE PERDORURIT e tij , dhe me vone ata te ngelur ne meshire te fatit ,do t’i “PUTHIN BYTHEN MURINJOS qe ose t’i marre me vehte atje ku do shkoje qe te vazhdoje lojen e tij ne kushte te reja ,ose ne te kundert ,te beje rolin e menaxherit per ata qe te gjejne nje ekip tjeter .
    PEPE ,eshte budalla ,por nuk eshte krejt idiot .
    Ai ne kete rast e shikon vehten jashte REALIT ne gusht ,dhe po fillon me “LEPIRJE BY….”.
    Per mua ky tipi ,ne se une do te ishja ne drejtimin e LA–LIGES ,do te prisja vetem qe ai te nderhynte dhe njehere te vetme rende sic dhe ai di dhe mbas kesaj ….do t’a denoja nja 2 vjet qe te mos merrte me pjese fare ne futboll. Lojes se futbollit ,nuk i duhen BALERINET ,por dhe as SHTAZET DHE GLADIATORET .

  3. roland says:

    muinjo po ngelet i vetem? te mos merzitet se ka me vete ca komentues qe e duan me shpirt

  4. Lilo skelari says:

    Ky Mou eshte thjesht nje trajner komercial. Por tash i kane rene pendet.

    Nuk e kuptoj pse duhet tja varin kaq shume. Jam i sigurte se do ta zhgenjeje edhe Abramovicin.

    Ka krijuar nje mit sikur vetem ai mund tu jape sukses ekipeve qe drejton.

    Ne fakt eshte plehre dhe pa moral para trajnereve te tille si Guardiola, Klopp, Heynkes, Ferguson, Vilanova etj.

  5. kinezi says:

    o lilo skelari, mire me keta te tjeret po me kete te fundit(villanoven) e ke dhjer fare.po ku krasohet murinjo me kete memec.vet urejtje juaj e vlerson mirinijon si trajnerin me te madhe per momentin.duam apo nuk duam ne eshte me i kerkuari nga te gjithe ata qe heshin pare per futbollin dhe i uryer per ata qe vetem llomotisin dhe skan iden e asaj vegles qe quhet top.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje