Iniesta: Eleminimi me Bajernin dhemb ende

7 Maj 2013, 11:02Sport TEMA

Eleminimi i turpshëm kundër Bajernit duket se ka lënë pasoja të mëdha tek lojtarët e Barcelonës. Andres Iniesta ka thënë se ky eleminim vazhdon që të dhembë ende.

“Ndjenja pas sfidës së Ligës së Kampionëve ishte e tmerrshme, edhe në shtëpi, edhe në udhëtim. Sigurisht se dhemb, dhemb thellë në shpirtin tone, edhe për lojtarët, edhe për tifozët.

Por, ditën tjetër, nuk i sheh gjërat njësoj si pas ndeshjes, por në perspektivë.

Ju nuk mund të hidhni poshtë gjithçka, pasi ky ekip mund të jetë kampion këtë javë. Ne e shohim kur gjërat shkojnë keq, por ne do të stërvitemi për të luftuar sërish vitin tjetër. Disfata në Ligën e Kampionëve ka qenë e dhimbshme për ne”, ka thënë mesfushori katalanas./b.l

 

7 komente në “Iniesta: Eleminimi me Bajernin dhemb ende”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Edhe LIMASOLI i QIPROS ka luajtur dikur me mire me BAYERNIN se sa ju .

    1. BRAVO - te mos harrojme Kombetaren Tone says:

      Keto kane qene komentet me te balancuara te sportit, qe kam lexu ndonjehere te TemA;

      1- TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! – i vertete –
      2- Bashkimi
      3- berat
      4- Die Kaiser
      dhe i fundit por koment shume i sakte mbi “Fair Competition”
      5- Horri i Bulevardit
      http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/norway-vs-albania.html

  2. Bashkimi says:

    @tortila. Dikur??? Dikur edhe Barcelona e ka mbujtur Bayern-nin 4 me 0 por sic vihet re gjerat kane ndryshuar ore i nderuar

  3. berat says:

    Me humbjen e totale 7-0 ndaj Bajernit,ketu u mbyll cikli i Barcelones.Rikuperimi do kohe,ndoshta ??? ? ? ?

  4. Die Kaiser says:

    TOTILA. Koha ndryshon or mik. Ka ardh koha jone, koha e Die Mannschaft-it

    Te fusim edhe ne te FC Bayern-it disa kupa te liges se kampioneve ke faqe e murit. Ne daten 25 Maj marrim trofeun Nr. 5

    Parashikoj nje dominim 4-5 vjecar te FC Bayern ne Champions or i nderuar TOTILA. Riberi, Shvajni, Roben, Lahm, Dante jane 28-30 vjec, mund te luaje edhe 2-3 vjet duke qene ne forme te shkelqyer. Te tjeret: Alaba, Martinez, Gece, Myler, Kros, Badshtyber, Boateng, Manzukic, Gomez jane 20-25 vjec, pra luajne edhe 7-12 vjet te tjera.

    Per te mos folur per ndonje blerje tjeter bombe.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Jam bavarez, por qe te jete Bajern ne formen qe duam, duhet te kete ekipe si Barcelona, Real, Mancester dhe Juven qe besoj se shume shpejt do ta kemi rival te denje.
      Rivaliteti ben mrekulline.

  5. Red Devils says:

    totilla o bastard po mos dil me ketu o injoranca e futbollit………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje