Vitin e kaluar Milani luftoi dhëmbë për dhëmbë me Juventusin deri javën e parafundit për titullin kampion. Por, këtë vit, bardhezinjtë nuk e ndjenë shqetësimin e kuqezinjve, të cilët po luftojnë për të mbrojtur vendin e tretë, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve.
Pas ndeshjes së djeshme kundër torinos, trajneri Masimiliano Alegri ka shprehur keqardhjen që Milani nuk mund dot të luftojë për titullin këtë sezon. Sipas tij, pas shitjes së Ibrahimoviç dhe tiago Silva, kjo gjë ishte e pamundur.
“Akoma kam entuziazëm të madh për këtë punë, përkundër largimit të dy kampionëve (Ibra dhe Silva). Kam sjellë disa rezultate, por këtë sezon ishte e pamundur që të fitonim (titullin)”, është shprehur Alegri.
Lidhur me të ardhmen e tij, Alegri ka thënë se dëshiron të vazhdojë me Milanin, por kjo tashmë varet nga presidenti Berluskoni./b.l